“Garancia sovrane 2”/ Borxhi 15 miliardë lekë, rastet kur huanë e “paguan” shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxheti i shtetit hyn garant për 60% të principalit të huasë, ndërsa 40% do të mbulohet nga bankat

Nga Ornela Bereti

Buxheti i shtetit do të marrë përsipër “pagesën” e detyrimeve të pashlyera të biznesit që ka përfituar nga “garancia sovrane 2”, në rast se subjekti nuk shlyen detyrimin për 2 vjet. Përveç pagesës së interesave buxheti i shtetit do të shlyejë edhe 60% të vlerës së huasë që ka marrë biznesi. Ndërsa 40% të vlerës së borxhit e mbulon banka. Rregullat e reja janë botuar në fletoren zyrtare dhe janë pjesë e ndryshimeve të marrëveshjes së “Garancisë sovrane 2” “Për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare, për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19”.  Pas kryerjes së pagesës së garancisë për ndonjë prej huave, Ministria e Financave merr në dorëzim menjëherë të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore, që zotëronte huadhënësi ndaj huamarrësit, sipas përcaktimeve të marrëveshjes së huasë dhe në masën e çdo pagese të kryer nga MFE-ja në kuadër të garancisë për këtë hua. Këto të drejta dhe mjete ligjore i kalojnë MFE-së, së bashku me të drejtat dhe mjetet ligjore që ka në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit. Në udhëzim është parashikuar se ministria përmes kësaj marrëveshjeje, autorizon huadhënësin që të ndjekë, në emër dhe për llogari të Ministrisë së Financave, të gjitha procedurat e rekuperimit të detyrimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe praktikat e sektorit bankar, për të gjithë shumën e detyrimit të huamarrësit. Në çdo rast huadhënësi merr përsipër të kryejë të paktën të njëjtat procedura për rekuperimin e detyrimit, ashtu si për detyrimin e vetë huadhënësit. Huadhënësi është i detyruar të njoftojë  menjëherë MFE-në në për çdo veprim procedural të kryer gjatë procedurës së ekzekutimit vullnetar ose të detyrueshëm, me qëllim që të mos cenohen të drejtat materiale apo procedurale të MFE–së. Përjashtimisht, palët, me marrëveshje të veçantë, mund të bien dakord që të heqin dorë nga ndjekja e procedurave për ekzekutimin e detyrimit, në rastet kur vlerësojnë se kostot e këtyre procedurave tejkalojnë masën e të gjithë detyrimit.

Pagesa

Sipas rregullores së re, nëse pas 2  viteve nga data e kryerjes së pagesës së garancisë, huadhënësi nuk ka mundur t’i rekuperojë detyrimet e huamarrësit, Ministria e Financave zotëron të drejtën që t’i ndjekë vetë procedurat ligjore për rekuperimin e detyrimeve, në masën e çdo pagese të kryer nga ministria, në kuadër të garancisë për këtë hua, në përputhje me të drejtat dhe mjetet ligjore që ka në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit.

Afatet

Afati për kryerjen e pagesës nga huadhënësi në favor të Minsitrisë së Financave do të kryhet me dy skenarë. I pari, në rastin kur rekuperimi është në formën e mjeteve monetare (cash), pagesa do të kryhet jo më vonë se 15 ditë pune nga data e marrjes së instruksioneve me detajet e pagesës nga Ministria e Financave. I dyti, në rastin kur rekuperimi nuk është në formën e mjeteve monetare, pagesa do të kryhet jo më vonë se 15 ditë pune nga data e konvertimit të rekuperimit në mjete monetare (cash). Konvertimi i rekuperimit në mjete monetare (cash) do të kryhet në përputhje me procedurat dhe politikat e huadhënësit për këtë qëllim.

Lexo edhe :  Balluku prezanton projektin “Mes Semanit e Vjosës”: Transformohet zona e Darzezës

Fiskalizimi, rregullorja për raportimin e faturave

Ministria e Financave publikon rregulloren që duhet të ndjekin bizneset për regjistrimin e pagesave të faturave elektronike mes bizneseve dhe institucioneve financiare bankare dhe jobankare. Në udhëzimin botuar në fletoren zyrtare thuhet se për rastet kur pagesa nuk është kryer përmes llogarisë bankare, ose ka pasur një gabim gjatë verifikimit të administratës tatimore të mesazhit të marrë, biznesi që ka lëshuar faturën elektronike regjistron vetë pagesën e marrë, duke përdorur platformën qendrore të faturave në llogarinë e tij të përdoruesit, por jo më vonë se data 10 e muajit vijues. Procedurat për regjistrimin e pagesave me faturë elektronike nisin zbatimin nga 1 shtatori, kur nis faza e parë e procesit të fiskalizimit për transaksionet me para në dorë për biznesin me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit. Procesi do të shtrihet edhe në 4 faza të tjera, ku në fazën e dytë që nis nga 1 janari 2021, fiskalizimi do të jetë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Nga 1 janari 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë; më 1 janar 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike; më 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.

COVID-19 rrit faturën e borxhit, pritet rishikimi i buxhetit

Borxhi i ri që do të krijohet, për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19 pritet të arrijë në vlerën e 460 milionë dollarëve në fund të vitit. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se po punohet për aktin e tretë normativ të rishikimit të buxhetit të shtetit, i cili pritet që të miratohet nga Këshilli i Ministrave në korrik dhe parashikon që të mbajë një nivel deficiti buxhetor në masën -5% të prodhimit kombëtar e, në të njëjtën vlerë pritet të vlerësohet edhe recesioni i këtij viti. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kriza e mbledhjes së të ardhurave në buxhet, për shkak të shtyrjes së disa taksave dhe bllokimit të ekonomisë gjatë dy muajve, duke i shtuar dhe rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë, emergjencat civile dhe paketat mbështetëse, e kanë çuar që tashmë deficitin në 260 milionë dollarë. Përveç shpenzimeve të deritanishme, buxheti i rishikuar do të parashikojë dhe një program intensiv rimëkëmbjeje, ku do të llogariten brenda tij edhe shpenzime në vepra publike të reja, programi i rindërtimit nga tërmeti, rritje pagash në disa sektorë të administratës dhe politika në uljen e taksave për biznesin e vogël. Llogaritet që efekti në buxhet për muajt e mbetur të këtij viti për heqjen e tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi vlerën e shtuar për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, të jetë 50 milionë dollarë për të shkuar në mbi 100 milion dollarë gjatë vitit 2021.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dash Shehi sulmon Ramën: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në luks dhe disa në mjerim

Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi...

E frikshme? Chat GPT mund ta gjejë vendndodhjen tuaj vetëm me një fotografi

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se...

“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohet për veprat...

Varri i Petro Markos i lënë në harresë

"Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do të vijnë pas meje". Eshtë një...

Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV