Kryeministri bullgar do të ndëshkohet me 174 dollarë për mosvendosje të maskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev ka marrë vendim të hënën që të rikthejë vendimin për vendosje të maskave në ambiente të brendshme publike, pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

Të gjitha personat që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së kryeministrit, do të ndëshkohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ministria ka thënë se në këtë vendim përfshihen Borissov, gazetarët dhe stafi tjetër mediat që ka përcjellë vizitën në kishë.

Manastiri ortodoks, Rila, është më shumë se 1,000 vjet i vjetër, prandaj konsiderohet një prej atraksioneve turistike në këtë shtet, shkruan Rel.

Bullgaria pati nisur të lehtësojë masat e kufizimit, të vëna pas shpërthimit të koronavirusit të ri, mirëpo javën e kaluar autoritetet kanë regjistruar 606 raste të reja të infektimit, duke e çuar shifrën totale të të prekurve në 3,984.

Prej tyre, 207 persona kanë vdekur. Pas rritjes së shifrave të infektimit, vendosja e maskave është bërë sërish e detyrueshme në ambiente të mbyllura publike, përfshirë autobusët dhe trenat.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV