Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom ka thënë ditën e sotme se një kërcënimi më i madh me të cilën përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale.
OBSH apeloi që liderët e botës të mos politizojnë pandeminë e koronavirusit, por të bëhen së bashku për ta luftuar.
“Ne nuk mund ta mposhtim pandeminë me një botë të ndarë”, tha Adhanom në një video konferencë për mediat.
Një valë e dytë e sëmundjes po raportohet në Korenë e Jugut apo në Gjermani, ndërsa vatrat e reja të infeksionit po përhapen deri në Australinë e largët.
Botës iu deshën tre muaj të arrijë një milion rastet e para, u shpreh Adanom, por 1 milion rastet e fundit u arritën në vetëm 8 ditë.
“Duket sikur çdo ditë arrijmë një rekord të ri dhe më fatkeq. Dje raportuam mbi 183 mijë raste të covidit në një ditë, më shumë se asnjëherë. Por kërcënimi më i madh me të cilin përballemi nuk është virusi vetë, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global. Këtë pandemi nuk e mundim dot me një botë të përçarë.”
Të martën, numri i infektimeve nga Covid në botë e kaloi shifrën 9 milionë, ndërsa mbi 470 mijë u shtuan edhe viktimat./Re.Gu/Fjala.al