Pandemia/ Kuli: Ja sa ka arritur numri i fëmijëve të infektuar në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka arritur në rreth 90 numri në total i fëmijëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e repartit të Pediartisë në QSUT Gjeorgjina Kuli, e cila thotë se mosha më e prekur është 3-4 vjeç.

Ajo deklaron se deri tani nuk është regjistruar asnjë rast hospitalizimi i tyre, ndërsa shton se me hapjen e kopshteve dhe të çerdheve, ne jemi të përgatitur që të ofrojmë dhe ndihmën spitalore nëse ajo është e nevojshme.

“Numri i fëmijëve ka shkuar rreth 90, përgjithësisht kanë qenë asimptomatikë, dhe janë zbuluar thjesht nga kontaktet, ndërsa ata që kanë pasur simptoma, kanë qenë të ngjashme me ato të gripit.

Fatmirësisht nuk kemi pasur raste të hospitalizimit, ne kemi fëmijë që paraqiten çdo ditë në urgjencën tonë, të cilët i mbajmë të izoluar deri në përgjigjet e tamponëve. Në çdo rast kur është mundësia ne këshillojmë që fëmijët të qëndrojnë në kushtet e shtëpisë, asnjë fëmijë i infektuar nuk ka plotësuar kushtet që të hospitalizohet.

Me hapjen e kopshteve dhe të çerdheve, ne jemi të përgatitur që të ofrojmë dhe ndihmën spitalore nëse ajo është e nevojshme, pasi ne shërbejmë dhe për fëmijët që nuk janë te infektuar, reparti është i ndarë, dhe mundohemi të jemi sa më korrektë. Mosha më e prekur është ajo mbi 3-4 vjeç, por kemi pasur dhe një rast nën moshën 1-vjeç, por që fatmirësisht janë shëruar në kushtet e shtëpisë”, u shpreh Kuli për Fax News./En.Br./Fjala.al

Të fundit

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme”...

Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për...

Lajme të tjera

Web TV