Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Y. Xh., 49 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë.
“Si rezultat i kontrollit të ushtruar me dronë, në një pronë private të pyllëzuar në fshatin Fushë Verri, Delvinë, është evidentuar një rast i tentativës për kultivim ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis.” thuhet në njoftimin e policisë dhe shteasti e mësiperm akuzohen si autorë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./En.Br./Fjala.al