Ai quhet Lindon Selahi, dhe kur thirrja e fortë nga vendi i origjinës u bë serioze për përfaqësimin në futbollin ndërkombëtar, nuk mendoi dy herë dhe zgjodhi edhe pse ka lindur në Belgjikë. Mesfushori teknik që ka spikatir fillimisht në periudhën 2017–2019 me Standard Liège, e më pas nga 2019 me Twente, po bën hapin e madh në karrierë.
Sipas një raporti në mediat holandeze, Celtic e kërkon me ngulm por i është refuzuar një ofertë për Lindon Selahin. Raporti pretendon se Celtic nuk është dekurajuar për të sjellë një mesfushor të ri, por ishullorët do të presin zhvillimet e kësaj vere me Tom Rogic dhe Olivier Ntcham, për të bërë mësymjen finale për shqiptarin.
Shqiptari Selahi iu bashkua Twente verën e kaluar, në një marrëveshje dy-vjeçare me palën holandeze që kishte mundësinë e shtimit të një viti të tretë, por duket se lojërat e tij kanë tërhequr vëmendjen e skautëve të Celtic. Nëse Hoops janë të gatshëm të plotësojnë punën e tyre në merkato, kjo mbetet për t’u parë.