Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë.

Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.

Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Rekomandimi për nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, ka thënë ky zëdhënës në Komisionin Evropian.

Lexo edhe :  Rama njofton hapjen e fushatës: Mblidhemi në 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës

Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen domosdoshme për një udhëtim të tillë.

Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin e ri./REL/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Europiani U-17 ‘Shqipëri 2025’, përcaktohet kalendari i kampionatit

Është përcaktuar kalendari i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19...

Bashkimi Evropian voton sot masat e para ndaj tarifave të Trump

Bashkimi Evropian merr sot vendimet e para ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump për çelikun dhe aluminin e prodhuar në Bashkimin Evropian. Sot...

Mesfushori i Real Madrid beson tek përmbysja: “Në Bernabeu ndodhin gjëra të çmendura”

Pavarësisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Arsenalit, mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar. Ai, në një intervistë...

Moody’s vlerëson Shqipërinë/ Përspektivë e qëndrueshme, rritja e ekonomisë mbetet e fortë

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”, e nxitur kjo nga reformat...

Përplasja mes aktorëve të famshëm, reagon kolegu: Blake nuk u ankua gjatë xhirimeve

Një nga aktorët e filmit “It Ends With Us”, Adam Mondschein, ka reaguar pas deklaratave të Blake Lively, e cila pretendoi se një skenë...

Lajme të tjera

Web TV