Kukësi Tirana, Bylis dhe Teuta prenë biletën për në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë në futboll, duke shkruar emrin në gjysmëfinale, aty ku tani kanë rritur dhe pretendimet për trofeun. Teuta fitoi 1-0 në Durrës ndaj Vllaznisë, një sukses që u lehtësua disi pasi skuadra mike luajti për shumë minuta në inferiorite numerik, pas përjashtimit të Shehit. Kjo fitore kombinuar me barazimin 2-2 në Shkodër, i çon “Djemtë e Detit” në gjysmëfinale.
Aty do të jetë dhe Tirana pavarësisht se barazoi 1-1 në fushën e Besëlidhjes. Djordjevic shënoi golin e parë të ndeshjes që u zhvlerësua më pas nga barazimi i Muçit, por shumë pak për të përmbysur zhgënjimin e madh të lezhjanëve 5-1 në ndeshjen e parë në kryeqytet. Fitoi 3-1 dhe Kukësi ndaj Apolonisë, suksesi i dytë në po kaq ndeshje që çertifikoi dhe më të merituarin.
Kukësi i Orges Shehit kishte fituar dhe në Fier 2-1, por këtë herë bëri më mirë… në turneun ku më më shumë shanse të fitojë një trofe, në kontrast me kampionatin ku diferenca është e madhe me Tiranën e Emmanuel Egbo.
Askush nuk e priste në Korçë mes vendasve, që të eliminoheshin nga Bylis, por barazimi 1-1 e lë Skënderbeun jashtë Kupës së Shqipërisë, pasi ballshiotët fituan në “Adush Muça” 1-0. në fillim mensah vendosi ndeshjen në rrugë të mbarë për juglindorët por çerek ore nga fundi, zëvendësuesi Malçi barazoi pas asistit të Mëllugjës. Bylis tronditi dhe tranversën me Ndrecën një minutë më vonë…