PS-ja bie dakord me formulën e PD-së për anëtarët e KQZ-së

Këshilli Politik bie dakord mbi formulën e propozuar nga PD për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Burime për mediat bëjnë me dije se dakorëdësia është arritur me ndryshim mbi të drejtën e vetos së përfaqësuesit të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

Sakaq mësohet se Partia Socialiste nuk pranoi përcaktimin se në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, pjesë e së cilës do jetë edhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ.

Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Aktualisht Këshilli Politik vijon diskutimin që prej orës 17.00.

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al