UÇk-ja ka luftuar në mënyrë të pastër/Haradinaj: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

Një lum akuzash janë hedhur nga Prokuroria e Hagës mbi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së,  Kadri Veselin.

Të dy figurat akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i  kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social.

Haradinaj shkruan se beson në pafajësinë e presidentit Thaçi dhe në atë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Po ashtu,ai nënvizon faktin se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

Postimi i plotë

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al