“Zgjedhorja”/Mblidhet Këshilli Politik, në fokus propozimet e PD-së për KQZ-në

Ka nisur sot në orën 17:00 Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Pritet që Partia Demokratike të paraqesë në tryezë një propozim të ri që synon të rikthejë këtë parti brenda Kuvendit.

Do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Opozitarët nuk e ka qartësuar mënyrën që propozon për zgjedhjen e nënkomisionerit, që do të vijë nga radhët e opozitës.

Bashkëkryetari Damian Gjiknuri kërkoi nga palët që të sillen propozime të shkruara për çdo çështje të mbetur pezull, për ta miratuar të gjithë paketën e amendimeve në Kodin Zgjedhor.

 

 

Bo.Ba/fjala.al