Lleshaj ‘’Medaljen e Nderit’’ dy përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve, Kim: Operacionet e përbashkëta, sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar me ‘’Medaljen e Nderit’’ dy përfaqësues të Ambasadës së SHBA, zonjën Janet Meyer, Shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit dhe zotin Antonio Zamudio, Agjent Special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë, Zyra e Hetimeve Kriminale Jashtë SHBA-ve.

Lleshaj u shpreh se SHBA është aleati tradicional i Shqipërisë kurse për dy të dekoruarit tha se kanë ndihmuar Policinë në modernizimin euroatlantik.

Po ashtu në dekori mori pjesë edhe ambasadorja Yuri Kim e cila tha se operacionet e përbashkët policore Shqipëri- SHBA kanë pasur sukses.

NJoftimi i plotë

Ministri i Brendshëm ka dekoruar me “Medaljen e Nderit” dy përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve, zonjën Janet Meyer, Shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit dhe zotin Antonio Zamudio, Agjent Special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë, Zyra e Hetimeve Kriminale Jashtë SHBA-ve, pranë Ambasadës amerikane në Tiranë.

Këto medalje jepen për kontributin e tyre në mbështetje të agjencive ligj zbatuese shqiptare, veçanërisht Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit e fenomeneve të tjera kriminale.

Në ceremoninë e zhvilluar në Murin e Yjeve, në Ministrinë e Brendshme, mori pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Shqipëri.

“Kontributi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tashmë i njohur dhe nuk është e tepërt asnjëherë për ta përsëritur, për të thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati tradicional i shqiptarëve. Ata që kanë ndihmuar në lindjen, në krijimin, konsolidimin dhe më në fund të demokratizimin e shtetit shqiptar. Do të mbeten edhe në të ardhmen e përherë, për arsye të interesave të mëdha strategjike të përbashkëta, krahu ynë mbështetësi ynë më i madh, por edhe orientimi edhe inspirimi ynë më i madh për një Shqipëri më të mirë dhe demokratike”, u shpreh ministri Lleshaj.

Ai shtoi se Ministria e Brendshme, Policia, organet e tjera ligj zbatuese janë të angazhuara në një sfidë të madhe për të përmirësuar parametrat e sigurisë, për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Lexo edhe :  Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro, mbledh taksa rekord

Ministri e vlerësoi lart kontributin e 2 oficerëve amerikane.

“Ju na keni shoqëruar në një segment të kësaj rruge, keni shoqëruar kolegët tuaj të Policisë së Shtetit, keni kontribuar që Policia e Shtetit të performojë më mirë si edhe keni dhënë një model të duhur për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit shqiptar. Shumë operacione që janë zhvilluar së bashku me ju na kanë treguar se cila është mënyra, rruga, cili është standardi për ta luftuar krimin dhe për të ndërtuar një polici moderne euroatlantike”, theksoi Lleshaj.

Ambasadorja Kim tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për aleancën që kanë lidhur me shtetin Shqiptarë.

“Dëshiroj të veçoj Policinë e Shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme të prioriteteve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, veçanërisht për punë e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë, për të mbajtur Ambasadën tonë të pa rrezikuar dhe të sigurt. Puna juaj është thelbësore, vlerësohet shumë, pavarësisht se mund të jetë e padukshme në shumë mënyra”, nënvizoi Kim..

Ajo nxiti Policinë në përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

“Pavarësisht ngarkesës së shtuar kohët e fundit për shkak të pandemisë së koronës, ju keni vazhduar të shkoni përpara me hetimet penale dhe policinë. Ndërsa ndihmoni në përpjekjet tona ligj zbatuese shpresojmë që bashkëpunimi i ngushtë mes zyrtarëve ligj zbatues të SHBA, me zyrtarët tuaj, të nxjerrë në pah trajnimin dhe teknikat tuaja hetimore. Operacionet tona të përbashkëta kanë prodhuar një sukses të jashtëzakonshëm”, u shpreh ambasadorja amerikane..

Ajo veçoi ndihmën e Policisë se Shtetit në kthime të shumta të personave të arratisur nga drejtësia, si edhe hetime të tjera të SHBA që përfshijnë shqiptarë.

“Le t’i sigurojmë procedim të suksesshëm penal të këtyre rasteve, në mënyrë që kriminelët të përballen me drejtësinë”, apeloi Kim.

Të fundit

Gjykatat shqiptare, 30 vjet pritje për pronën! Dy vëllezër vdiqën, i treti pret drejtësi

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lushën. Ai së bashku me 3...

Putin: Rusia dënon veprimet e Izraelit: Duam të ndihmojmë në uljen e tensioneve

“Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne kemi mbështetur plotësisht...

E bujshme nga Spanja, Barcelona pranë akordit me Nico Williams

Barcelona rizgjon interesimin për Nico Williams, i harruar thuajse plotësisht nga katalanasit që pas verës së kaluar dhe problemeve financiare që ata nuk po...

2030, viti i Shqipërisë në BE? Shqipëria në Europë me Gjermaninë në krah

Gjermania beson se Shqipëria mund të përmbyllë me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimi Evropian brenda vitit 2027. Kjo në...

3 histori prekëse të pasagjerëve që humbën jetën në aksidentin e Air India

Dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre ishin midis 241 personave që humbën jetën në fluturimin fatal të Air India. Një foto e re prekëse...

Lajme të tjera

Web TV