Disa marrëveshje jo shumë të pëlqyera nga tifozët po ndodhin në Emirates Stadium në një prej ekipeve më të dashura për tifozët në futbollin anglez … të gjitha të mbikëqyrura nga i njëjti njeri: Kia Joorabchian. Arsene Wenger nuk do ta kishte aprovuar sjelljen e superagjentit të futbollit me origjinë iraniane, por ai tani po lëviz “fijet”në disa akorde dhe madje mund të sjellë edhe Philippe Coutinho në klub.
Njëherë e një kohë ishte Arsene Wenger që merrte të gjitha vendimet nga pikëpamja e futbollit në fushë, te skuadra e Arsenal. Por tani një influencë në rritje ka agjenti i jashtëm Kia Joorabchian. (fjala.al). Në një lidhje të ngushtë me drejtuesin e Arsenal, Raul Sanlehi dhe me një marrëdhënie pune po kaq të ngushtë me me drejtorin Edu, ai përfaqëson Cedric Soares dhe David Luiz midis klientëve të tij si futbollistë të Arsenal.
Soares nënshkroi një marrëveshje katër vjeçare ndërsa Luiz zgjati marrëveshjen e tij edhe për një vit. (fjala.al). Por tifozët ngrenë pyetje se çfarë ka bërë Cedric Soares që nga ardhja e tij në klub për të merituar një kontratë katër vjeçare? Nuk është e thjeshtë për tu përgjigjur. Paraqitjet “zero” deri më tani që nga nënshkrimi i huazimit nga Southampton në janar për shkak të një dëmtimi në gju e bëjnë të dyshimtë akordin.
Joorabchian përfaqëson David Luiz, i cili nënshkroi një kontratë të re 12-mujore. Ekziston një shans i mirë që Arsenali, i cili gjithashtu të marrë mbrojtësin Pablo Mari në një marrëveshje katër vjeçare, dhe pritet të nënshkruajë me Willian nga Chelsea në një transferim të lirë në fund të sezonit. Po kështu dhe për Philippe Coutinho. Por kush përfaqëson Willian dhe të tjerët? Mbiemri i tij fillon me një J. (Joorabchian).