Presidenti Ilir Meta deklaron se i ka dërguar një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit për një takim sa më parë të ketë mundësi duke nisur nga e hëna që vjen
Presidenti Ilir Meta bën thirrje që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejtë funksionale.
Ai shprehu gatishmërinë për takim sa më parë të ketë mundësi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, duke filluar nga e hëna që vjen, duke deklaruar se tashmë përfundimisht është i përkthyer në shqip, në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare, raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias.
“I kemi çuar një shkresë zyrtare për takim zotit Ruçi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sot kemi përfundimisht të përkthyer në shqip raportin përfundimtar”, u shpreh Meta.
Presidenti tha se ky është një dokument zyrtar dhe përgjegjësi të plotë nga institucioni i Presidentit, do u dërgohet të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Kuvendit, po ashtu edhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./Bl.Ba/Fjala.al