Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Gëzim Podgorica: Kosovës i duhet qeveri e re për bisedimet me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktakuza për krime lufte, e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është një akt politik nga Prokuroria Speciale, thotë në një intervistë për gazetën “Fjala” analisti Gëzim Podgorica. Podgorica, një njohës i hershëm çështjes së Kosovës, pasi punoi për të krijuar zyrën ndërlidhëse Tiranë-Prishtinë fill pas luftës, thekson se qeveria e re në Kosovë nuk ka legjitimitet për të vijuar bisedimet me Serbinë, qoftë në Uashington apo në Bruksel. “Nuk mund të shkohet, sidomos pas kësaj traume publike, në bisedimet me Serbinë me një qeveri të ngritur nga Thaçi e për t’i shërbyer egos së tij.” –  thotë ai.

Intervistoi Blerina Gjoka

Më 27 gusht,  në Shtëpinë e Bardhë, pritej të arrihej një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërhyrjen e emisarit të presidentit Trump, Richard Grenell, por një akuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, bëri që ky takim të anulohej. A ishte i qëllimshëm momenti kur u bë publike kjo akuzë dhe çfarë dëmi ka shkaktuar për bisedimet mes palëve dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare?

Iniciativa për të rivendosur dialogun e munguar midis Prishtinës dhe Beogradit ngjan me ecjen me një shpejtësi të lartë në traun e ekuilibrit, duke pamundësuar ruajtjen e baraspeshës dhe ngecjen në vend. E nisur përmes një sërë sforcimesh politikodiplomatike që filluan me rrëzimin e pajustifikuar të qeverisë Kurti, dhe vazhduan me protagonizmin e një zyrtari në ikje të Shtëpisë së Bardhë, me një informacion shumë diskret se çfarë do të diskutohej dhe arrihej, iniciativa u ngri!

Zhvillimi dramatik që erdhi nga deklarata e pazakontë e Prokurorisë Speciale, bëri që pala kosovare të penalizohej që në nisje. Mund të bëhen shumë arsyetime se nga erdhi ky sponsorizim i anulimit të takimit, por ajo që është legale konsiston në penalizimin e zotit Thaçi e Veseli, të përfshirë në ndikim të paligjshëm e presion ndaj gjykatës. Duke e konsideruar takimin e Uashingtonit si një mundësi jo thjesht për një ecuri të shpejtë të bisedimeve, por edhe si një aset që do të përdorej nga zoti Thaçi për t’iu shmangur ndëshkimit nga Gjykata Speciale, Prokuroria ndërhyri në çastin final. Pa bërë llogari të tjera politikodiplomatike, ky fakt i nënvizuar nga Prokuroria, dëshmon se ndërhyrja është politike.

Problemi tjetër që duhet nënvizuar është se çështja e Kosovës është një çështje  shumë e rëndësishme dhe me rezonancë të madhe ndërkombëtare. Sjell në vemendje këtu që për interesat e veta jo vetëm gjeopolitike, presidenti Putin e  trajtoi me përparësi këtë temë në takimin e së mërkurës në Moskë me presidentin serb Vuçiq. Dhe nuk është hera e parë që e artikulon këtë temë. Kjo është vetëm një referencë, pasi prej kohësh Gjermania dhe Franca e kanë pjesë të agjendës së tyre  diplomatike situatën dhe zhvillimet në Kosovë dhe futjen në rrjedhë normale të dialogut Kosovë – Serbi.

Përplasjet mbi këtë çështje, për të  cilën ka vëmendje të shtuar SHBA-ja, BE-ja, por edhe Rusia, hapin shtegun e opsioneve edhe për ndërhyrje politike në proces. Por cilatdo qofshin opsionet, ajo që mbetet është rezultati: Kosova dëmtohet rëndë. Kosova gjithnjë në këtë periudhë ka qenë arenë e përplasjeve të mëdha, dhe kjo që  ndodhi është pjesë e këtyre përplasjeve, por ky moment e rëndon mjaft ecurinë e saj.

Ajo në bisedimet e radhës shkon me një pozitë të rënduar dhe këtu është përfituese Serbia. Pra, interesat për të dëmtuar Kosovën, dalin përtej një përplasje SHBA -BE. Sigurisht që pjesë e kësaj përplasjeje ka qenë edhe ecuria e bisedimeve dhe e rolit se kush do t’i udhëhiqte ato. Janë disa çështje njëherësh që ndërthuren në këtë situatë.

Edhe pse Gjykata për krime Lufte në ish-Jugosllavi, nga e cila varet Prokuroria Speciale për Kosovën, është një institucion ndërkombëtar që gëzon pavarësi në punën e saj, kjo akuzë u lexua gjerësisht edhe si një një lëvizje që tregon në fakt një përplasje diplomatike mes aleatëve të përhershëm të Kosovës, SHBA-BE, për çështjen e “korrigjimit të kufijve”? Ndërsa takimi në Uashington dështoi, Brukseli po nxiton t’i ulë palët në tavolinë në fillim të muajit që vjen.

Nuk mendoj se është thjeshtë një përplasje vetëm për çështjen e “korrigjimit të kufirit”. Është edhe protagonizmi politik, i cili kohët e fundit po tensionohet gjithnjë e më shumë midis SHBA-së  dhe BE-së. Kosova në këtë rast është edhe viktima e kësaj përplasjeje. Por këtë viktimizim e ka sjellë edhe mënyra se si është sjellë faktori politik atje.

Liderët e Kosovës e kanë përdorur politikën e jashtme më shumë për interesat e kredibitetet e veta, sesa për të zgjidhur çështjet  aq të mprehta që ka shteti. Kjo llogari e tyre, jo pak herë, i ka përplasur me faktorin ndërkombëtar, pavarësisht sjelljes së tyre komprometuese e me konformizëm. Takimi i 27 qershorit, siç e deklaroi Grenell, do të riskedulohet, gjë që tregon se ka një projekt në të cilin administrata aktuale e presidentit Trump do të investohet fuqishëm për ta implementuar. BE-ja e ka rritur angazhimin e saj për këtë çështje dhe përplasja do të jetë e pranishme.

Lexo edhe :  Dita e të Zhdukurve, Kurti: Mungon vullneti i serbëve për gërmimin e varreve masive

Pas largimit të Thaçit (të paktën nga bisedimet), gjërat nuk do të jenë të lehta për të ecur në rrjedhën e menduar më parë, pasi Thaçi është një lider i shantazhueshëm, krejt ndryshe nga Kurti. Në këto kushte, kur Thaçi nuk i udhëheq bisedimet, strategjia për të ofruar zgjidhje që pranohen lehtë nuk do të funksionojë. Rruga do të jetë më e vështirë. Brukseli ka haraçet e veta në ngecjen e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, por, pavarësisht kësaj përgjegjësie, nuk heq dorë nga lidershipi në këto bisedime.

Në këtë pikë Brukseli është brenda rolit të tij politik dhe përgjegjësisë që ka, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me unanimitet që Brukseli duhet të drejtojë e udhëheqë proceset dhe problemet në ish-Jugosllavi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Angazhimi i SHBA- së, duke mos u konsultuar e bërë palë mbështetëse me BE-në  dhe tezat lidhur me ndryshimin e kufijve, sollën edhe përplasjen për rolin e lidershipit. Pas dështimit të bisedimeve  në Uashington dhe mundësisë që ato të fillojnë në korrik, në Paris (me gjasa shumë të vogla), palët do të kenë detyrimisht një qasje me mirëkuptuese mes tyre, duke shmangur iniciativën vetëvendosëse amerikane, duke bërë të mundur një koordinim diplomatik euroatlantik.

Pas akuzës zyrtare, a mendoni për një dorëheqje të mundshme të Thaçit si president i vendit, duke ndjekur “praktikën” e mëparshme, të çelur nga Ramush Hardinaj, i cili dha dorëheqjen si kryeministër dhe shkoi para gjykatës si qytetar i thjeshtë? Çfarë pritet të ndodhë me skenën politike në Kosovë pas kësaj akuze?

Akuzat e formuluara janë mjaft të rënda dhe  është rasti i parë që ndodh kështu në Kosovë, që publikohen akuzat. Por jemi përballë vetëm akuzës dhe jo vendimit të gjykatës, ku gjërat marrin më shumë efekte ligjore. Në një demokraci perfekte, sigurisht një udhëheqës i këtij rangu nuk mund të qëndrojë përballë ligjit me spaleta në krah. Është kjo edhe çështje morale. Në të mirë të Kosovës është  dorëheqja, por nuk besoj se Thaçi do të japë dorëheqjen.

Rasti Haradinaj është një argument me shumë në këtë drejtim, dëshmi e një standardi prej shtetari të përgjegjshëm e me integritet. Skena politike në Kosovë është aq e mjegulluar, sa orientimi në këtë situatë është shumë i vështirë. Zgjidhja që do t’i jepte legjitimitet ekipit që do të udhëheqë bisedimet e Kosovës përballë Serbisë, janë zgjedhjet e reja. Duhet një qeveri legjitime dhe jo një qeveri e skemave perfide, që qëndron në këmbë nga votat e listës serbe.

Një qeveri e varur nga votat serbe, nuk ka integritetin dhe guximin e nevojshëm për të qenë e zëshme deri në atë shkallë që i nevojitet Kosovës për të artikuluar e mbrojtur interesat e saj përballë Serbisë. Ndaj, domosdoshmërisht, duhen zgjedhje. Nuk mund të shkohet sidomos pas kësaj traume publike, në bisedimet me Serbinë me një qeveri të ngritur nga Thaçi e për t’i shërbyer egos së tij.

Një tjetër pyetje që shtrohet ka të bëjë me disproporcionin në sjelljen e drejtësisë ndërkombëtare ndaj krimeve serbe dhe përgjegjësve të saj, në krahasim me gjykimin e figurave nga Kosova, të cilët ende përballen me sagën e gjyqeve ndërkombëtare për akuza që janë hartuar në Beograd. A mund të flitet për një lloj “lobimi antishqiptar” në punën e saj?

Gjykata Speciale u formua me iniciativën e SHBA-së dhe BE-së, sigurisht nën kërkesën e përsëritur serbe dhe dosjeve të përgatitura dhe akuzave të filluara nga Carla del Ponte, të vijuara nga  Dick Marty  e të vazhduara në zyrat e ndryshme në Beograd. Sigurisht që ka një asimetri shumë të madhe midis akuzave që ngrihen për ish-drejtuesit e UÇK-së, e cila ka zhvilluar një luftë  të drejtë dhe  agresorit serb.

Kahja e goditjes drejtuar kundër viktimës dhe raporti i  zhdrejtë që mbahet me agresorin në këtë drejtim, normalisht që vendos pikëpyetje të mëdha mbi  gjithë legjitimitetin e Gjykatës Speciale. Janë në diskordancë të madhe nga njëra anë krimet e Serbisë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë dhe, nga ana tjetër, krime të supozuara nga disa persona të veshur me uniforma ushtarake nga Kosova, që ishte UÇK-ja, të cilat në rastet e gjykuara kanë mbetur vetëm në rrafshin e akuzave, pa arritur të provohen e dokumentohen me fakte e dëshmitarë.

Gjykata Speciale, në gjykimin tim, që në fillim nuk duhej pranuar e ngritur. Por tani jemi përballë faktit të kryer dhe kuptohet që ballafaqimi me të vërtetën ia rrit kredencialet politike, historike dhe diplomatike Kosovës dhe i jep luftës së UÇK-së shkëlqimin historik të merituar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV