Ndeshja Flamurtari-Luftëtari ka nisur me 16 minuta vonesë dhe shkak për këtë janë bërë dy parulla politike të vendosura në kangjellat e stadiumit, për të cilat delegati i FSHF-së s’pranoi të niste loja pa u hequr.
Në to shkruhej “Hashim Thaçi Vlora është me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë”.
Këto parulla për të vinin pas ngritjes së aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime gjatë Luftës së Kosovës.
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, deklaroi se nuk donte t’i hiqte parullat pasi i kishin vendosur tifozët, madje ai ishte dakord që të mbyllej ndeshja. Megjithatë në fund dy mesazhet janë hequr dhe ndeshja ka nisur./En.Br./Fjala.al