Rritet numri i viktimave në Kosovë, 3 viktima në më pak se 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave në Kosovë nga Covid-19 ka shkuar në 47.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë nga infektimi me koronaivrus kanë ndërruar jetë edhe tre persona. Dy prej viktimave, sipas Klinikës Infektive, janë nga komuna e Prizrenit. Bëhet fjalë për një 78 dhe 57 vjecar.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J. N. 1963 nga komuna e Prizrenit, si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka.

Të fundit

Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve/ Raportoni zaptimet e hapësirave publike

Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm...

Dhuna e idjotëve që po na i degdis djemtë matanë detit

Nga Leonard Veizi Me shumë gjasa, një 18-vjeçar nga Vlora, që punonte si kamarier - student, i qetë, i sjellshëm, i cili po aq mirë...

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në...

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve...

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas...

Lajme të tjera

Web TV