A e përhap kondicioneri koronavirusin? Flasin ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim, i botuar në fillim të prillit, ka ngritur pyetje nëse bizneset e rihapura duhet të marrin parasysh kondicionimin e ajrit në praktikat e tyre të sigurisë.

Sipas raportit, nëntë persona u infektuan me koronavirus në mes të janarit, pasi darkonin në tavolina fqinje në të njëjtin restorant në Guangzhou, Kinë. Studiuesit konkluduan se njëra nga tavolinat kishte një rast asimptomatik, dhe njësia e ajrit të kondicionuar përhapi pikat virale nëpër dhomë.

Në SHBA, ASHRAE tha se njësitë AC nuk duhet të mbyllen gjatë verës, duke shkruar: “Hapësirat e pakushtëzuara mund të shkaktojnë stres termik te njerëzit çka mund të jetë direkt kërcënues për jetën dhe që gjithashtu mund të uli rezistencën ndaj infeksionit.”

Homologu i tyre evropian (REHVA) tha të kundërtën: ata u thanë inxhinierëve të ndalonin riciklimin e ajrit në ndërtesat ku kishte patur një shpërthim COVID-19.

Sipas shkencëtarëve që studiojnë ventilimin, të dyja këto këndvështrime janë të vlefshme. Ja çfarë duhet të konsiderojnë pronarët e bizneseve, shkruan Business Insider.

Mbani dritare të hapura ose përdorni një njësi kondicioneri (AC) që sjell ajër nga jashtë. Në një studim të fundit, studiuesit e Universitetit të Oregonit dhe Universitetit të Kalifornisë, u bashkuan për të studiuar se si të kufizojnë përhapjen e koronavirusit në mjedise të mbyllura. Ata përfunduan, ashtu si REHVA, se mënyra më e sigurt për të ventiluar një hapësirë ​​është hapja e një dritareje.

Megjithatë, ka të vërteta në idenë se ajri i kondicionuar është i dobishëm gjatë një pandemie, siç tha bordi amerikan ASHRAE. Mbinxehja mund të jetë e rrezikshme për njerëzit e ekspozuar ndaj një virusi.

Për më tepër, një studim i vitit 2019 zbuloi se edhe një sasi e vogël e ventilimit të duhur në një ndërtesë kishte të njëjtin efekt si vaksinimi 50% deri në 60% të njerëzve në ndërtesë. Ventilimi i duhur zvogëlon mundësinë e infektimit përmes pikave nga ajri. Kjo e bën hapjen e një dritareje një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të kontrolluar përhapjen e sëmundjeve.

Lexo edhe :  "Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë", në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani ambientin disa gradë më të ngrohtë se normalja. Hulumtimet sugjerojnë që virusi nuk zgjat aq gjatë në temperaturat të nxehta.

Por disa zyrtarë shëndetësorë, përfshirë Departamentin e Shëndetit të Nju Jorkut, thonë se rreziku i përhapjes së viruseve nëpërmjet kondicionerit është i ulët. Në hapësirat publike me ajër të kondicionuar si dyqanet ushqimore, gjëja më e mirë dhe e vetmja që mund të bëni është të ruani distancën sociale. Gjërat si higjiena, të jesh i kujdesshëm nëse prek fytyrën, nëse i shtrëngon duart me njerëzit, larja e shpeshtë e duarve janë akoma më shumë të rëndësishme se sa shqetësimi për ajrin e kondicionuar.

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Lajme të tjera

Web TV