Beqaj: Ja sa ulen paga e infermierëve me propozimin e Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9% për infermierët, taksë kjo e propozuar nga kryedemokrati i PD-së Lulzim Basha, gjithsecili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.

Këtë të diel ka reaguar menjëherë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj i cili shprehet për këtë propozim, teksa thotë se kjo kategori do paguhet më pak sesa merr aktualisht.

Beqaj ka bërë një përllogaritje e cila, sipas tij tregon se të gjithë së bashku nga infermier edhe shofer ambulancash  do të preken nga ky propozim, shkruan ATA.

Fjala e plotë

“Infermierë në spitale. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6250 infermierë e laborantë në spitale janë rreth 54 mijë lekë. Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 44,800 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 6250 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,3 miliardë lekë më shumë taksa në vit. Infermierë në qendra shëndetësore. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6800 infermierë në qendra shëndetësore janë rreth 45,500 lekë. Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 38,400 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 36,300 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj a  po 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 6800 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,7 miliardë lekë më shumë taksa në vit.

Lexo edhe :  Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Shoferë në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 500 drejtuesve të automabulancave të Urgjencës Kombëtare Mjekësore janë rreth 66,500 lekë. Aktualisht, këta shoferë marrin pagë neto mujore 54,300 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 53,100 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 12 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 500 shoferët së bashku do të paguajnë rreth 75 milionë lekë më shumë taksa në vit”, tha Beqja.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV