Avokati mohon akuzat: Adjola s’ka patur dijeni dhe s’ka marrë asnjë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i 26-vjeçares Adjola Lakra ka folur pas seancës së seanca sotme ku klientes së tij iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, e cila akuzohet si bashkëpuntore në vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor të këtij viti.

Ai ka mohuar të gjitha lajmet që kanë dalë në media rreth Adjola Lakras dhe sipas tij, prokuroria ende nuk ka formuluar akuzën për të dhe se ka dyshime për rolin e ndihmëses.

Avokati deklaroi se Lakra nuk ka qenë në dijeni të vrasjes dhe se njohja me Hekuran Billën është bërë në rrjetet sociale. Ai ka mohuar dhe se klientja e tij ka përfituar para nga autorët e vrasjes.

“Prokuroria nuk ka formuluar akoma akuzë. Ka dyshime për vrasje për gjakmarrje në rolin e ndihmëses. U siguroj dhe u garantoj se asnjë çast prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që keni bërë publike. Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik. I vetmi moment është fatkeqësia. Përpara se të njihte viktimën ka njohur një nga autorët e dyshuar. Vepra penale është vrasje për gjakmarrje, vajza po hetohet në rolin e ndihmëses. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë dijeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Vitor Marku, nuk është paguar dhe nuk ka marrë para. Njohja me Hekuran Billën është bërë në rrjetet sociale.”, u shpreh avokati i saj.

Lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë, më herët janë arrestuar Viktor Marku (i dyshuar si autori kryesor i ngarjes) dhe Seabastian Mali (nipi i Viktor Markut).

Lexo edhe :  U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV