Bilanci: 7 muaj pandemi, mbi 500 mijë viktima e 10 mln të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 500 mijë vetë kanë humbur jetën në mbarë globin që nga shpërthimi i pandemisë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Universitetit Johns Hopkins.

Një në 4 vdekje janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas kërkuesve, teksa në vend janë regjistruar 2.5 milionë të infektuar, mes 10 milionë rasteve pozitive në mbarë botën.

Në vend të dytë për nga numri i viktimave renditet Brazili, i cili shënon 1 në 9 të vdekur nga koronavirusi, në totalin e 500 mijë viktimave, teksa shifrat zyrtare në këtë shtet janë 57 mijë të vdekur. Në vend të tretë qëndron Britania e Madhe me 43.634 të vdekur nga Covid-19.

Që nga 21 qershori, rastet e reja janë rritur me 1 milionë, ku Amerika Latina duket se është kthyer në epiqendrën e virusit. Ndërkohë ai ka shpërthyer ditët e fundit edhe në Indi, një nga shtetet me popullsinë më të lartë në botë, duke shënuar 500 mijë raste dhe mbi 16 mijë viktima.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se virusi është kthyer edhe më i fuqishëm në Amerikë, veçanërisht në zonat rurale. Vetëm 2 shtete, Rhode Island dhe Konektikat, kanë regjistruar ulje të rasteve të reja ndërsa në shtetet e tjera situata po bëhet gjithnjë e më alarmante, me shifrat në rritje të frikshme./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Lajme të tjera

Web TV