Foto perfekte në Instagram? Gazetarja amerikane jep shembullin e saj me fotot reale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e dimë që ka disa kënde apo poza, që marrim kur bëjmë foto për ti publikuar më pas në rrjetet sociale, që na bëjnë të dukemi më mirë por ndriçimi luan rolin kryesor.

Sot, femrat kryesisht ndonëse përjashtim nuk bëjnë as meshkujt, kanë gjetur mënyrën më të mirë për tu dukur perfekte në fotot që postojnë në Instagram dhe kjo falë filtrave, që i ndryshon 100%.

Por, Danae Mercer, një gazetare amerikane dhe influencuese mode gjithashtu, ka provuar se sa e lehtë është ta ndryshosh trupin dhe fytyrën përmes këtyre aplikacioneve, si je në të vërtetë dhe si shfaqesh në foto.

https://www.instagram.com/p/CBauEMPJjvi/?utm_source=ig_embed

“Mjaft u shqetësove në qoftë se të tjerët të pëlqejnë. Ti e pëlqen veten?” pyet Danae.

Në një shkrim të gjatë, shoqëruar edhe me foto të realizuara prej vetë saj, gazetarja thotë se femrat duhet ta pranojnë veten siç janë ose të përpiqen ta ndryshojnë veten në qoftë se nuk i pëlqen mjaftueshëm.

“Shumica e modeleve-insta dinë saktësisht sesi të pozojnë në këndin e tyre më të mirë. Në këtë rast i mjafton vetëm ndriçimi. Në qoftë se pozon përballë diellit, sigurisht që do shkëlqesh. Mjafton pak hije që në foto të dalë çdo grimcë celuliti e trupit, apo dhjami, apo barku i fryrë” shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/CB0cWSapm0K/?utm_source=ig_embed

Gazetarja dhe influencuesja e modës, e cila jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe nxit vajzat që edhe në fotot e instagramit të jenë vetëvetja.

“Nuk duhet ta krahasoni veten me një të huaj në internet. Meritoni më shumë se aq” këshillon ajo.

Ndjekësit e saj e vlerësuan ndershmërinë e gazetares dhe postimi i saj mori menjëherë 345 mijë pëlqime, edhe fotot saj gjithashtu. menjëherë vajzat në rrjet nisën ti dërgojnë foto nga të gjitha këndet e mundshme, duke treguar edhe problemet e tyre fizike./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV