Kadastra Shqiptare: Prona do të shkojë tek i zoti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Pothuajse më shumë se një muaj Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave në 8 zona kadastrale të Bregdetit: Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Himarë, Vuno, Ilias, Nivicë, Lukovë.
Me anë të një njoftimi për mediat u bë me dije nga ky institucion se procesi po ecën me ritme normale dhe punonjësit po trokasin në çdo derë, po takojnë çdo kryefamiljar dhe po masin çdo pronë.
Por me keqardhje konstatojmë nga banorë të zonës të cilët na denoncojnë raste, kur persona të paautorizuar paraqiten si punonjës të Kadastrës dhe premtojnë regjistrimin kundrejt shumave të parave. Është shumë i vjetër ky kurthi i gjeometrit mashtrues që, me një metër në dorë, përpiqet të trembë ndonjë fshatar të lodhur”
Kadastra Shqiptare iu bëri thirrje qytetarët për të qenë të kujdesshëm.
Prona do të shkojë tek i zoti me dokumente ligjore qe do e provojnë dhe jo me gjoba të paguara njerëzve të panjohur. Procedurat në terren do të ndiqen nga këta djem që shihni në foto, të cilët kanë të dukshëm elementët e identifikimit: xhupat fluoreshentë të verdhë dhe mbajnë të gjoks librezën identifikuese me shenjat e Kadastrës. Mos pranoni t’i hapni derën askujt që pretendon se vjen nga Kadastra dhe nuk mban këto elementë dallues. Denonconi në Policinë e Shtetit çdo rast që ju paraqiten persona të dyshimtë. Ne jemi aty për të regjistruar pronën tuaj! Mos u joshni! Besoni tek procesi dhe Kadastra Shqiptare! Punë të mbarë së bashku”
la.mi/fjala.al

Të fundit

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas...

Durrës, 4-vjeçarja del nga deti “e mbuluar” nga nafta

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon...

Lajme të tjera

Web TV