Aksident tragjik/ Humb jetën nëna shqiptare e tre fëmijëve (EMRI)

Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar mesditën e sotme në Itali.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30 në unazën e Vignolas. Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është shtetasja Violeta Caka, 47 vjeçe, banonte në Marano të Napolit.

Ajo po përpiqej të ndalonte me makinë në një pikë karburanti dhe në atë moment,  u përplas nga një automjet tjetër duke e nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt dhe më pas u godi nga një Fiat Punto.

Grupi hetimor po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti. Njëra prej makinave të përfshira në aksident u nda në dy pjesë.

/En.Br./Fjala.al