Kolegji i Gjykatës Kushtetuese refuzon kërkesën e Emiljano Shullazit, i cili kërkoi largimin e dy gjyqtarëve të caktuar për shqyrtimin e çështjes së tij në Apel.
Po ashtu u rrëzua edhe kërkesa për lirimin nga burgu. Vendimi u mor nga Kolegji me anëtarë Vitore Tushën, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toskën.
Emiljano Shullazi kërkoi që të shpallej antikueshetues vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes së tij në Apel, duke pretenduar se janë të komanduar.
Çështja në ngarkim të Shullazit është aktualisht në Apel, pasi në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë këta të pandehur, duke dënuar Emiljano Shullazin, me 14 vite burgim, Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg./Bl.Ba/Fjala.al