Listat e hapura/ Murrizi: Përpiqem që të bëj shumë budallenj si puna ime dhe të çmend parlamentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi deklaron se nuk do të votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në Kuvend, nëse nuk ndodhin ndryshimet në Kushtetutë për listat e hapura.

Deputeti thotë se është një faktor që e kam në dorë dhe votë dhe deklaron në mënyrë ironike po përpiqem çdo ditë që të bëjë shumë budallenj si puna ime dhe inshallah po e çmend gjithë parlamentin.

“Do diskutohet në fillim Kushtetuta, se kjo prevalon pastaj do shikojmë Kodin, pra asnjë draft që flasin këta sikur i kanë të gjithë në dorë, asgjë nuk kanë në dorë, do të jenë pas kësaj tonës. Pra pa u mor fund do të kalojnë apo jo ndryshimet Kushtetuese nuk mundet të merren me Kodin se është më i vogël se Kushtetuta. Në se ndryshon Kushtetuta disa pika të atij drafti bien automatikisht. Në se kalojnë ndryshimet që ne kemi propozuar do të bëhet Kodi. Nëse PS pranon propozimin tonë që të hapen listat, do diskutohet pragu, atëherë të gjitha ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën e re unë do ta votoj me qejf. Jam një faktor që e kam në dorë dhe votë dhe po përpiqem çdo ditë që të bëjë shumë budallenj si puna ime dhe inshallah po e çmend gjithë parlamentin, që të thonë “nuk pyesim ju se çfarë firmosni jashtë këtij institucioni”, tha Murrizi në “Repolitix”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV