Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Nuk të them dot lamtumirë”/Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë, i dedikon fjalë prekëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, me anë  të një postimi në rrjetin social ka treguar se sa e hidhur është ndarja nga jeta, pasi ajo sot ka humbur vjehrrit.

Nora i ka kushtuar edhe një shkrim të gjatë, ku shkruan se vjehrri i saj, gjyshi Dino siç e thërrasin fëmijët e saj, ishte një nga 17 studentët më të mirë në botë, që që përfundoi studimet me Medalien e Artë , në Universiteti e Moskës për inxhinieri- ekonomike , një nga inxhinierët e zot të kohës.

Ajo nuk harron të përmendë edhe kohën e gjatë që ka ndenjur me vjehrrin e saj, i cili sipas saj e konsideronte si vajzën e tij, ndërsa shkruan se do t’i mungojë jo vetëm familjes, por të gjithë miqve, pasi virtyti i tij i çmuar ishte se ai nuk u lodh asnjëherë për t’i ndihmuar edhe ata që nuk i njihte.

Postimi i plotë

Lamtumirë gjyshi Dino!

Ti ishe i “fundit i Mohikanëve” ,që m’u desh t’i mbyllja sytë . Kemi kaluar bashkë një jetë të gjatë, më shumë sesa me prindërit e mi. Plot 35 vjet , së bashku. Atëherë ti ishe 59 – vjeç, një nga inxhinierët- ekonomistë, më të mirë të kohës, një nga 17 studentët më të mirë në botë, që përfundoi studimet me Medalien e Artë , në Universiteti e Moskës për inxhinieri- ekonomike , një nga inxhinierët e zot të kohës , që ndërtoi Hidrocentralin e Fierëzes dhe shumë vepra të kohës , po kur u njohëm

bashkë , drejtonte një dikaster shumë të rëndësishëm të asaj kohe , qe ishte në Ministrinë e Ndërtimit. Për ty unë isha dhe nuk isha nusja e djalit të vetëm. Isha më shumë vajza që nuk kishit , sesa nusja. Kemi kaluar së bashku 35- vite , ndonëse te gjithë, sidomos bashkëfshatarët e tu , nga Terbaçi i Vlorës të thërrisnin Dajo Dino dhe ata që nuk i njihje , po që ti ishe derë e hapur për të gjithë.

Asnjëherë nuk u lodhe së ndihmuari. Dhe ky ishte virtyti yt i çmuar .Teksa po të shkruaj këto fjalë, tani të kam përballë, unë dhe ti , vetëm ne dhomën tende te gjumit, që është kthyer ne dhome- “morgu”, ti i rrethuar me lule, qëndron i shtrirë,i veshur me kostumin gri, me gravatën kuqe e gri( se ti ishe luftëtar dhe partizanë e veteran i luftës antifashiste nacionalçlirimtare) dhe gravata të simbolizon qëndresën dhe sa shumë bere për këtë vend, sa shumë vepra hidrocentrali dhe rrugë e ndërtime ke bëre , sa rralle njerëz mund t’i bëjnë dhe bëhesh gati për të marr rrugëtimin e fundit nga kjo botë dhe unë duke shkruar këto rreshta , për te te thënë lamtumirën e fundit, o gjyshi Dino , njeriu i mirë i të gjitha kohërave !

Rralle kam njohur një intelektual si puna jote, që s’ rreshtej së shkruari, së hartuari libra për studentet e inxhinierisë , ne fushën e planifikimit dhe ekonomisë, se ti ishe dhe inxhinier dhe ekonomist, po dhe burrë model, që deri në fund e dashuroi gruan e tij. Për të nuk kishte rëndësi çfarë moshe kishte gruaja jote , ishte e bukur apo ishe me paruke , nëna Rezmoja , për ty deri në fund të jetës ishte e “Bukura e Dheut”.

Sinqerisht gjyshi, ti ishe ai burrë dhe për këtë jam vet dëshmitare,në 35 vite që jetuam së bashku, që si rrallë kujt i shkon thënie: “Për një burrë që di të rrojë për një grua, për një burrë që di të vdesi për një grua”.

Lexo edhe :  SHPËRTHEN PROTESTA, nisin incidentet e para te Kryeministria

Ti deri minutin e fundit e adhurove nëna Rezmon . Ju ishit çifti që u njohët e martuat në Moskë dhe nuk u ndatë asnjëherë bashke , dhe kur jeta ju vuri në shumë vështirësi, derisa vdekja ju ndau.. Ndaj e di që kur të takosh mamin ne Parajsë, ajo do të buzëqeshi dhe do më falenderoj që amanetin ia kreva ashtu siç donte ajo, të stolisa e të vesha me kostumin , kravatën dhe këpucët e këmishën që me kish porositur ajo. Ishte shume sqimatare dhe donte qe dhe ti te ndriçoje . Dhe jam e bindur , që nga larg, ajo po më buzëqesh , se amanetin e saj e cova ne vend.

I dashur gjyshi , nuk paska qenë e lehtë t’ju përcjelle të gjithëve njeri pas tjetrit , në një periudhe kaq të shkurtët kohe . Ty , nena Rezmon, nena Vitën. Më dhemb ikja juaj.. Dhe në ketë kohë ikja e prindërve behet jo e lehtë. Po ti kishe moshën.. Ndonëse prindërit nuk kanë moshë.. Po e ndjeje që po shuheshe si qiriri… Ndaj në ketë moment kur shpirti yt është ende pranë nesh të uroj të prehesh në Paqe!

Ti ishe dhe do të jesh mes nesh, nëpërmjet librave që ke lene, kujtimeve dhe dashurisë që na ke lënë ne çdo cep të shtëpisë! Soleit do t’i mungosh, se ajo luante me ty ,kur sillej vërdallë neper shtëpi dhe të ngacmonte karrocën me të cilen ti ecje dhe ti i thërrisje “Xhanka , xhanka “, Tanit do t’i mungosh kur vinte ne shtëpi e të thërriste “Din belaci” e të përkëdhelte me dashuri . Do ti mungosh Stelës, që përherë me thoshte: Nona , gjyshi nuk ka asnjë rrudhë. Nuk do të plaket asnjëherë! Dhe në fakt ti nuk u plake, sfidove kohën dhe u pleqërove me dinjitet dhe me dashuri rrethuar. Do ti mungosh edhe Arit, qe aq shumë të shërbeu dhe ti natën kur kishe dhimbje e thërrisje që te të ndihmonte të shkoje ne tualet , e që s’u lodh e ankua kurrë prej teje. E natyrisht dhe mua do më mungosh , se unë jetova me shumë me ty , sesa me babain dhe nënën time. E sa herë që të laja e ndërroja ti më përkëdhelje e me thoje se ti je vajza ime!

Tashti nuk po të mbaj me ,po të them udhëto i lire për në botën e përtejme i Fundit i Mohikanëve dhe të falenderoj dhe i paç hallall të gjitha shërbimet që ti bëmë , netët pa gjumë , me aq dashuri , i miri gjyshi Dino!

Përqafoji nga unë të gjithë,Nena Rezmoj, Nena Vitën dhe babi Dodën kur të shkosh t’i takosh në Parajsë!

Po ndahemi bashkë tani…Po të lë të vazhdosh udhëtimin e sapofilluar me premtimin që do të jesh përherë i kujtuar,asnjëherë i harruar gjyshi Dino!

Të duam shumë dhe të falenderojmë që na ke bere krenarë me emrin që na le pas !

U prehsh në Paqe o njeri i mirë, baba shembullor, bashkëshort ideal dhe gjyshi i të gjithëve! Ti ishe i miri i vetes dhe i të gjithëve!

Me dashuri vajza jote Nora !

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

A na sëmur vërtet vetmia?

Vetmia na sëmur: një deklaratë e cila deri më tani është konfirmuar nga disa studime sipas të cilave mungesa e...

Milingonat, mbretëreshat kanibale, hanë larva të sëmura për të shpëtuar koloninë

Jeta e një milingone mbretëreshë mund të duket e gjithë dielli dhe ylberi. Ndërsa punëtorët punojnë në fole dhe marrin ushqim, dhe ushtarët mbrojnë sigurinë e...

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi shoqërinë izraelite. Por çështja e pengjeve...

Cila është koha më e keqe e ditës?

Koha më e keqe e ditës korrespondon me një kohë specifike: pesë në mëngjes. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe Dartmouth Health, një rrjet i objekteve dhe shërbimeve...

Cilat janë iluzionet më të shpeshta në botë

Një analizë e publikuar në Clinical Psychology Review shqyrtoi 123 studime për të përcaktuar se cilat ishin iluzionet më të zakonshme në botë dhe nëse ato ndikoheshin...

Lajme të tjera

Web TV