Pandemia/ 126 raste dhe 4 viktima në 24 orë në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

126 raste të reja pozitive me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1140 teste të realizuara.

Raste e reja janë: 66 nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi, ndërsa qytetet e tjera regjistrojnë numër një shifrorë me të infektuar.
Katër qytete kanë regjistruar nga një viktimë, përkatësisht një në Shkup, një në Tetovë, një në Prilep dhe një në Gostivar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 4 persona të tjerë për shkak të COVID-19. Viktimat janë përkatësisht një në Shkup, një në Tetovë, një në Prilep dhe një në Gostivar.

Ndërkohë që betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 48 pacientë të tjerë ku 43 prej tyre janë nga Shkupi, Shtipi dhe Manastiri nga 1 dhe Resnja 3.

Në total numri i të infektuarëve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 6.334 persona, prej të cilëve 3.557 janë aktualisht raste aktive, 2.475 janë shëruar, dhe 302 persona kanë humbur jetën.

Në spitalet e vendit kurohen 403 persona. 92 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, duke përfshirë këtu edhe 18 pacientët e pranuar gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre 43 janë në oksigjeno terapi. Në Spitalin në Kozle janë shtrirë 23 pacientë të rritur, 3 fëmijë pozitiv me COVID-19 dhe katër me simptoma të virusit. Numër më të madh të pacientëve ka në “8 Shtatori”, përkatësisht 128 pacientë, përfshirë këtu edhe 18 të pranuar gjatë natës. 11 prej tyre janë në aparat për frymëmarrje. 45 pacientë ndodhen në spitalin e Manastirit, 33 në atë të Shtipit dhe 75 nëpër qendrat tjera spitalore në vend.

Lexo edhe :  Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Lajme të tjera

Web TV