“Gropa e zezë” e Barcelonës… 1 miliard Paund shpenzime për asgjë

Që nga 2014 klubi ka vazhduar të shpenzojë 10 fish për të blerë një mori të tërë lojtarësh që kanë bërë shumë pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithë shumat e mëdha për 32 transferime që nga viti 2014, me Coutinho në mesin e dështimeve, skuadra e Barcelonës po kalon nga kriza në krizë, nuk njeh qetësi në pankinë dhe as në fushë. Lojtarët e ekipit katalanas duhet të përmirësohen në sjellje dhe rezultate dhe tani po zbehen nga një krizë në tjetrën, ashtu siç konfirmuan polemikat e fundit, dhe përplasja e yjeve me trajnerin.

Barcelona shijoi një verë të shkëlqyer në vitin 2014, duke arritur të joshë Luis Suarez, një sulmues uruguajan që nisi të bënte diferencën. Por që nga ardhja e Suarez, kanë veshur fanelën blaugrana 32 lojtarë, në total me shpenzime që shkojnë në 996.5 milionë Paund, thuajse 1 miliard. Nga shitjet katalanasit morën në 665 milionë, 331.5 £ më pak se sa shpenzuan.

Që nga 2014 klubi ka vazhduar të shpenzojë 10 fish për të blerë një mori të tërë lojtarësh që kanë bërë shumë pak për klubin dhe dëshirën e tyre të palëkundur për të fituar trofe, e kanë zëvendësuar me egoizëm.

Emra të mëdhenj si Andres Iniesta, Xavi, Dani Alves, Neymar dhe Javier Mascherano, fitues të trofeve në seri që thjesht nuk mund të zëvendësohen, tani janë thjesht ëndërr. Nëse Barcelona nuk fiton as titullin në La Liga, humbja 1 miliardëshe do të rëndohet.

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se...

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Si çdo vit, Kryeministria...

Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Reperi shqiptar Noizy u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Zvicrës të shtunën, sipas mediave zvicerane. Arrestimi u krye në emër të Zyrës së...

Si ka mundësi ?

Nga ARTUR  AJAZI Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka...

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një...

Lajme të tjera

Web TV