Habit Republika Çeke, mban festë ‘lamtumire’ për pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetit bën thirrje të vazhdueshme se duhet të kujdesemi pasi pandemia nuk ka mbaruar, në Republikën Çeke është mbajtur një festë për ti dhënë ‘lamtumirë simbolike’ pandemisë.

Mijëra njerëz u ulën në një tryezë të gjatë 500 metra, ditën e djeshme, në urën Charles në Pragë duke ndarë ushqime dhe pije që kishin sjellë nga shtëpia. Ajo që ra në sy në këtë festë ishte se nuk u zbatua distanca fizike.

Republika Çeke me një popullsi prej 10 milion ka regjistruar rreth 12 mijë të infektuar, ndërkohë 350 persona kanë humbur jetën.

Ondrej Kobza, organizator i festës dhe pronar i një kafeneje në qytet, i tha agjencisë së lajmeve AFP:“Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lënë njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë të takohen, se nuk kanë më frikë të marrin një copë sanduiç nga fqinji i tyre “./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës së martë, 20 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet...

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve për marsin tregojnë për një...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Lajme të tjera

Web TV