Premtimet e PS-së dhe PD-së/ Rikthehet taksa e sheshtë, kush përfiton dhe kush ‘digjet’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur ka mbetur më pak se një vit nga dita kur shqiptarët duhet të zgjedhin se kush do t’i administrojë taksat e tyre, dy forcat më të mëdha politike në vend kanë nisur “luftën” për modelin fiskal. Pas shtatë vitesh mazhoranca qeverisëse ka pranuar se taksimi progresiv nuk dha rezultatet e pritshme. Me “bekimin” e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria po përgatit një kuadër të ri fiskal, i icili ka në qendër të tij rikthimin tek taksa e sheshtë. Nga ana tjetër, partia më e madhe opozitare në vend vijon të mbështesë taksimin e sheshtë, por kësaj here në nivelin 9%. Sipas përllogaritjeve, aplikimi i taksës, sipas modelit të opozitës, u “kursen” nga paga të gjithë të punësuarve nga 600 deri në 1200 lekë në muaj. Heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, është pika e përbashkët e dy platformave për kuadrin e ri fiskal. Ndërsa distancimi më i dukshëm është niveli i taksës së sheshtë që premtojnë të aplikojnë të dyja palët në garë. Mazhoranca, mbështetur në rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet të propozojë taksim të sheshtë mbi të ardhurat në nivelin 15%, ndërsa Partia Demokratike, në nivelin 9%. Ndërkohë ekonomia shqiptare ka hyrë në fazën e recensionit, i cili pritet të shtrihet minimalisht deri në fund të vitit 2021. Ndikimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, të vitit të shkuar, dhe pasojat e pandemisë COVID-19 pritet ta çojnë rënien e ekonomisë në nivelet nga 5 deri në 7%. Propozimet për ndryshimin e kuadrit fiskal, me fokus tatimin mbi të ardhurat, nuk konsiderohen nga ekspertët si “shpëtim” për një ekonomi që do të lëngojë të paktën për dy vjet.

Ndryshimi i sistemit fiskal

Dhomat e tregtisë, shqiptare dhe të huaja, në çdo anketë të publikuar ngrejnë si shqetësim ndryshimin e shpeshtë të kuadrit fiskal. Ky shqetësimin renditet menjëherë pas shkallës së lartë të korrupsionit dhe “instalimit” të konkurrencës së pandershme në ekonomi. Thuajse çdo vit Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar qeverisë shqiptare të mos e ndryshojë herë pas here politikën fiskale. E njëjta kërkesë është artikuluar disa herë edhe nga dhomat e shqiptare të tregtisë. Politika fiskale në Shqipëri ka ndryshuar çdo vit, madje edhe dy herë brenda një viti kalendarik. Në 7 vite ligjet fiskale dhe sistemi tatimor kanë pësuar 150 ndryshime. Kështu, në vitin 2013, kur erdhi në pushtet Partia Socialiste, politika fiskale ndryshoi kah, nga taksimi i sheshtë, në atë progresiv. Por modeli fiskal ka ndryshuar vit për vit, edhe pse ndërhyrjet nuk kanë qenë thelbësore, janë korrektuar disa herë taksat. Kështu, në vitin 2014 u ndryshua modeli i taksimit, duke ulur taksimin për çdo pagë nën 130 mijë lekë dhe duke e rritur atë për pagat mbi këtë nivel. Të ardhurat e buxhetit 2014 u llogaritën 26,1% e PBB-së, dhe u ulën 15 taksa që ndikojnë në nxitjen e prodhimit, kryesisht për sektorin e bujqësisë. Dy vjet më vonë, paketa fiskale në 2016-n parashikoi disa ndryshime në sistemin e taksimit. U propozua ndryshimi i nivelit të akcizës së birrës, nuk u miratua rritja e akcizës së cigareve dhe aplikimi i rentës minerare për mineralet jometalike u vendos në bazë të sasisë e jo të vlerës. Paketa 2016 vendosi edhe përjashtimin nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël të zejtarëve dhe një politikë të re të taksimit të biznesit të vogël në vend. Nga kjo masë përfituan 72700 tatimpagues. Në paketën fiskale 2018 dy ishin pikat më të rëndësishme: taksa mbi ndërtesat, e cila nuk është bërë ende efektive, dhe nisma e lehtësive fiskale të qeverisë për hotelet me 5 yje, me status special. Ndërkohë u vendos që hotelet me 4 dhe pesë yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare, nëse arrijnë të përfitojnë statusin special, vlerësuar kjo si një nga nxitjet më të mëdha fiskale që qeveria ka vendosur t’u bëjë investitorëve të ardhshëm në turizëm. Një vit më vonë u reduktua tatimfitimi dhe u zerua tarifa doganore për importin e rreth 60 produkteve me kode të veçanta doganore për fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Në vitin 2019 ndryshimet kryesore ligjore u lidhën kryesisht me procedurat tatimore, tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe taksat kombëtare.

TATIMI MBI TË ARDHURAT

Tatimi mbi pagat:

0% për pagën mujore bruto deri 30000 lekë;

13% për pagën mujore bruto mbi 30000 – 150000 lekë

23% për pagën mujore bruto mbi 150000 lekë

Burimi i të ardhurave: do të konsiderohen të ardhura me burim në Shqipëri edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident.

Tatimi mbi fitimin: tatimit mbi fitimin do t’i nënshtrohet edhe çdo person jorezident, që nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat.

Personi jorezident duhet të përgatisë një deklaratë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues.

Shpenzime të panjohura: do të konsiderohen të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR

Ka ndryshime në shkallët tatimore në masën:

6% për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;

6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose më shumë, me motor elektrik, deri në 31.12.2021. Nga data 01.01.2022 shkalla tatimore bëhet 10%.

6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

TAKSAT KOMBËTARE

Taksa e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.

Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend, në masën 5 lekë/kg

Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuara dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg. 

Projekti i qeverisë për politikën fiskale deri në 2029-n

Qeveria shqiptare ka gati kuadrin e ri fiskal për periudhën 2021-2029. Me propozim të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të rikthehet taksa e sheshtë. Pragjet e tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat duhet të thjeshtohen më tej, drejt një norme të sheshtë rreth 15%. Politika fiskale do të ndryshojë thellësisht në dy drejtime kryesore, rikthimin e taksës së sheshtë në nivelin 15%, duke tentuar sheshim mbi tatimin e pagave dhe tatimin mbi fitimin. Bizneset me xhiro 14 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH dhe tatimfitim. Ndërkohë Ministria e Financave ka njoftuar aplikimin e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin në bizneset me xhiro vjetore 14 milionë lekë.

Drejt një takse të sheshtë 15%

Strategjia fiskale afatmesme, e hartuar nga qeveria shqiptare dhe e asistuar nga FMN-ja, propozon rikthimin e taksimit të sheshtë në nivelin 15% për të gjitha nivelet, tatimin mbi fitimin dhe një rishikim të TAP (tatimit mbi pagat drejt këtij niveli). Për tatimin mbi fitimin mbi biznesin, politika e re fiskale synon vetëm dy pragje, 0% për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe 15% për bizneset mbi këtë prag. Deri tani bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%. Në vend operojnë rreth 91 mijë subjekte të vogla, dhe gati 80% e tyre deklarojnë më pak se 5 milionë lekë dhe, si rrjedhojë, janë të përjashtuara aktualisht nga tatimfitimi.

Lexo edhe :  SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

Modeli i ri për tatimin mbi pagat

Politika aktuale tatimore, me disa pragje të tatimit të pagës, ka krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave, të tilla si vetëpunësimi fals, ndarja e bizneseve për të qëndruar brenda nivelit të ulët të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP), analizon Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për shembull, shumë të vetëpunësuar kanë copëzuar deklarimin e pagës në tri vende, duke shmangur pagesën e taksave për një pagë mujore bruto që arrin 180 mijë lekë dhe duhet të tatohej me 23%. Fondi Monetar propozon të thjeshtohen pragjet e tatimit të pagave, duke propozuar heqjen e pragut 30 mijë lekë për profesionet e lira, pasi është bërë shkak për evazion fiskal artificial.

TVSH, pragu i xhiros 14 milionë lekë në vit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka deklaruar ditët e fundit se po shqyrtohet edhe mundësia e përjashtimit të biznesit të vogël (deri në 14 milionë lekë) nga TVSH-ja. Aktualisht, bizneset me mbi 2 milionë lekë qarkullim vjetor janë të përfshira në TVSH. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, janë rreth 32,5 mijë subjekte të vogla të përfshira në skemën e TVSH-së, të cilat, nëse miratohet ky vendim, do të dalin nga skema e TVSH-së. Subjektet e vogla të përfshira në TVSH përbëjnë gati 59% të numrit të tatimpaguesve gjithsej të tatimit mbi vlerën e shtuar, sipas informacionit zyrtar të tatimeve. FMN-ja kërkon heqjen e përjashtimeve të TVSH-së për agroturizmin, ilaçet, hotelet, disa lloj importesh etj. Gjithashtu, kërkon që të aplikohet vetëm një prag akcize, si për prodhuesit e vegjël ashtu, edhe ata të mëdhenj.

Projekti i ri fiskal i hartuar nga FMN-ja mbi të cilin qeveria po harton dokumentin fiskal

1 -Të zgjerohet baza e taksave

▪ Duhet të nisë aplikimi i TVSH-së në shërbimet private të shëndetit / arsimit, ilaçet pa receta, në shërbimet financiare dhe në shitjen e banesave.

▪ Të eliminohen të gjitha përjashtimet e TVSH-së në inputet e ndërmjetme.

▪ Të eliminohen të gjitha përjashtimet dhe stimujt për akcizat, taksat kombëtare dhe tatimin në pronë.

▪ Të hiqet tatimfitimi i reduktuar dhe përjashtimet ndaj bizneseve.

▪ Të eliminohet skema e kompensimit 6% për fermerët.

2 -Rregullime në normat e taksave

▪ Të eliminohet niveli 6% i TVSH-së dhe të taksohen të gjitha mallrat dhe shërbimet në normën standarde.

▪ Të rritet niveli i taksave të pasurisë.

▪ Të rriten tarifat e taksave të mjedisit dhe paketimeve plastike.

3 -Thjeshtimi i sistemit të taksave

▪ Unifikoni shkallën e taksave mbi fitimet në 15%.

▪ Kaloni nga stimulimet e bazuara në fitim, në stimuj të bazuar në kosto për sektorët prioritarë.

▪ Hiqni pragun e TAP-it për deklaratat individuale të profesioneve.

▪ Harmonizoni nivelin e TAP-it me sigurimet shoqërore.

▪ Rritni pragun e xhiros vjetore në 14 mln lekë për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin.

4 -Përmirësimi i hendekut ligjor sidomos në TVSH

▪ Optimizimi i fiskalizimit dhe kontrolli me bazë risku.

▪ Mekanizmi i tarifës së kundërt për sektorin e ndërtimit.

▪ Përqendrim i kontrolleve me plane të qarta për sektorët e identifikuar me rrezik të lartë.

▪ Mekanizma shtesë kundër skemave të mashtrimit me TVSH-në.

5 -Ulja e informalitetit në tregun e punës

▪ Zgjeroni kategorinë e personave që duhet të paguajnë TAP-in.

▪ Forconi sanksionet penale.

▪ Përmirësoni analizën, informacionin dhe shkëmbimin e të dhënave.

▪ Zhvilloni partneritete me biznesin dhe komunitetin.

▪ Përmirësoni cilësinë dhe besueshmërinë e pasqyrave financiare.

▪ Zbatoni një planveprimi për uljen e parasë cash në ekonomi.

▪ Ulni shmangien artificiale të taksave.

▪ Themeloni një njësi speciale antishmangie dhe forconi masat ndëshkuese.

6 -Taksoni pasuritë e pajustifikuara

▪ Synoni taksimin e pasurive të pajustifikuara nëpërmjet metodave indirekte.

▪ Përdorni informacionin për evazionin fiskal të krijuar nga llogaritë offshore.

▪ Inkurajoni deklarimin e llogarive offshore nëpërmjet vetëdeklarimit.

▪ Zgjeroni vetëdeklarimin, duke përfshirë edhe fondet dhe aktivet vendase.

▪ Krijoni një grup pune që të hetojë dhe kontrollojë vetëdeklarimet.

▪ Mblidhni taksat e shmangura që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimet e tjera financiare, në bashkëpunim me agjencitë e tjera.

7 -Ulja e kostove për tatimpaguesit

▪ Zhvilloni një strategji të shërbimit të taksapaguesve.

▪ Përmirësoni udhëzimet teknike dhe interpretimin e tyre.

▪ Përmirësoni produktet tatimore dhe modeloni procesin, duke i këshilluar përdoruesit.

▪ Paguani në kohë rimbursimet e TVSH-së dhe vilni taksat e tatimet ndaj ndërmarrjeve shtetërore.

▪ Transferoni funksionin e apelit të taksapaguesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

▪ Forconi integritetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

8 -Rritja e pavarësisë në drejtimin e institucioneve fiskale

▪ Jepni më shumë autonomi në hartimin, organizmin dhe menaxhimin e buxhetit.

  • Siguroni stabilitet në drejtimin e tatimeve dhe doganave.

9 -Rrisni kapacitetet institucionale të administratës tatimore

▪ Strukturën e monitorimit fiskal shndërrojeni në drejtori auditi.

▪ Konsolidoni punën operative në jo më shumë se 3 zyra rajonale.

▪ Kanalizoni të gjitha pyetjet telefonike në qendrën kombëtare të thirrjeve.

▪ Zgjeroni aktivitetet e qendrës kombëtare të thirrjeve.

10 -Rrisni kapacitetet teknologjike

▪ Zgjeroni marrjen e të dhënave nga palët e treta.

▪ Sigurohuni se magazina e të dhënave të zbatohet me fiskalizimin.

▪ Aplikoni një softuer modern për të analizuar të dhënat në partneritet me universitetin.

11 -Zhvilloni një forcë të aftë pune në administratën fiskale

▪ Zgjeroni akademinë e taksave, duke realizuar partneritet me universitete dhe juridiksione të tjera tatimore.

▪ inspektorët të trajnohen me bazë industrish.

▪ Rekrutoni një staf të mirëtrajnuar.

12 -Modernizoni administratën doganore

▪ Përmirësoni lehtësimin e tregtisë.

▪ Përqendroni profilin e riskut dhe analizat me bazë risku.

▪ Rritni bashkëpunimin në luftën kundër informalitetit dhe kontrabandës.

▪ Rritni përgjegjësinë për taksat e lidhura me karburantet, duke caktuar një agjenci të posaçme.

Projekti i Partisë Demokratike

Një sistem eficent fiskal do të jetë motori i ekonomisë sonë dhe karburanti i buxhetit tonë me normën më të ulët të taksës në rajon, prej 9%. Taksa e sheshtë do të ndihmojë në luftën kundër informalitetit e korrupsionit dhe do ta bëjë këtë sistem më të thjeshtë dhe transparent. Kështu, kontabilistët nuk do ta vrasin mendjen si t’u gjejnë anën taksave, por si të rrisin eficencën e kompanive ku punojnë. Ky është thelbi i ndryshimeve në potikën fiskale, në rast se Partia Demokratike do të vijë në pushtet. “Ajo që ofrojmë është një shkurtim i llojeve të taksave nën parimet e transparencës, thjeshtësisë, eficencës ekonomike, fleksibilitetit, përgjegjësisë politike dhe paanësisë.” – tha Tabaku gjatë prezantimit të projektit ekonomik. Do të hiqen 18 taksa dhe mbi qindra licenca.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV