Protestat në SHBA, policia në Seattle shpërndan qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Policia e qytetit Seattle në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit po punon për zbrazjen e një zone proteste që është bërë “e paligjshme dhe e dhunshme”, tha të mërkurën shefja e policisë.

Përpjekjet vijnë pas disa javësh dhune, duke përfshirë katër incidente me armë zjarri dhe vdekjen e dy adoleshentëve.

Kryetarja e Bashkisë së qytetit Seattle, Jenny Durkan e shpalli të paligjshme grumbullimin e njerëzve brenda dhe përreth parkut Cal Anderson pranë të cilit ndodhet edhe rajoni i policisë.

Shefja e policisë, Carmen Best, tha në një deklaratë se ajo mbështet demonstrimet paqësore. “Por çdo gjë ka një kufi.”

Katër netë me dhunë dhe incidente me armë kanë lënë të vrarë dy adoleshentë afrikano-amerikanë, ndërsa dy të tjerë janë shtruar në spital.

Prania e protestuesve në zonën e mbiquajtur Capitol Hill Occupied Protest (CHOP) ka ardhur duke u zvogëluar, ndërkohë që deri tani selia e policisë ka qendruar e braktisur.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar që shteti Uashington dhe qyteti Seattle të ndërmarrin veprime për ta zbrazur zonën nga protestuesit, duke i quajtur ata “terroristë të brendshëm”, por deri të mërkurën autoritetet e qytetit vazhduan të ndjekin qasjen e mos konfrontimit me demonstruesit./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte,...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Lajme të tjera

Web TV