Lihen në burg 8 pjesëtarë të bandës italo-shqiptare, shpallen në kërkim 2 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka përcaktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 8 personat e arrestuar nga operacioni italo-shqiptar “Kulmi”.  Në qeli janë lënë Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç dhe Orhan Duçellari, 46 vjeç.

Për dy personat e pa arrestuar, Elton Hamza, 37 vjeç dhe Robert Myftari, 47 vjeç, Gjykata caktoi masën “arrest ne burg” në mungesë.

Të gjithë janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3,5 tonë kanabis dhe një sasi e konsiderueshme kokaine me vlerë 40 milionë euro. 37 urdhër arreste u ekzekutuan në të dyja vendet ndërsa në qytetin e Vlorës u sekuestrua edhe një gomone. Hetimet në Shqipëri nuk do të ndalen me kaq. Kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi shtrirje të tyre edhe në instancat shtetërore.

Baza e grupit kriminal për trafikun e drogës, nga hetimet ka rezultuar Vlora dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga deti Adriatik por edhe në rrugë tokësore, përmes rulotëve dhe mjeteve të tjera.

/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV