Milot-Fier/Balluku: S’garantojmë më shumë se 118 milionë € për gjithë veprën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërësisht si një investim privat, por me një formulë të re”

Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila nënvizoi faktin se procedura e prokurimit parashikon që kompania private të hartojë projektin inxhinierik të rrugës, por se nuk do të ketë shpërblim të kompanisë që bën projektin me pikë bonus në garë.

Fituesi i kësaj gare fillimisht duhet të bëj projektin e detajuar më pas duhet të bëj ndërtimin e të gjitha segmenteve më pas operimin dhe pas 35 vjetësh transferimin sërish tek shteti dhe janë të gjithë të barabartë, pra askush nuk do marri bonus.

Balluku sqaron më tej se në asnjë rast, qeveria nuk do të garantojë më shumë se 10% të investimit prej 1.18 miliardë euro, për trafikun e munguar.

Nëse ndodh skenari negativ, ku nuk do të ketë një fluks prej 32 mijë makinash në vit, kompania nuk do të marrë më shumë se 118 milionë euro gjithsej dhe kjo shumë e shtrirë në 16 vjet.

“Kur kemi skenarin negativ dhe ky numër nuk arrihet shteti shqiptar duhet t’i mbulojë diferencën me 10% të investimit e shtrirë kjo, shumë e rëndësishme, në 16 vitet e para të kontratës. Ky 10% është tavani mbi të cilin ne nuk pranojmë ofertat e garuesve.”

Gjatë një interviste në Klan, Balluku shtoi se aksi i ri do të ndërtojë nga e para 53 kilometra nga Miloti në Lekaj dhe 63 kilometra do të jenë zgjerim i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë e deri në hyrje të By Pass-it të Fierit.

Lexo edhe :  GJKKO shpall fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, ja me sa vite burg dënohet

Rruga që do të kalojë te gjurma e vjetër do të zgjerohet dhe do të krijohen rrugë të reja dytësore, vepra arti dhe tunele, tha ministria.

“Do të ketë edhe urat e saj, disa tunele edhe mbikalime, nënkalime, nyje të rëndësishme të cilat lidhin akse të tjera me këtë rrugë qendrore.

Pagesa për të përshkuar rrugën, të plotë do të jetë 7.5 euro, ose 1 mijë lekë të rinj, shtoi ajo

“Qytetari duhet të zgjedh nëse do të marr rrugën e shpejtësisë duke paguar apo do të marr një rrugë nacionale e një cilësie të shkëlqyer, por që ka një shpejtësi më të ulët.”

Balluku interesit të gazetarëve i përgjigje duke thënë se konsulenti për tenderin është një kompani që është përzgjedhur si asistente në këtë projekt nga Bashkimi Europian, ndërsa shton se çdokush e zgjedh vetë rrugën se si kërkon të bëjë politikë: disa me prishje, e disa me ndërtime.

“Korridori Blu ka qenë një ëndërr dhe do vazhdoj të jetë për shqiptarët deri në momentin e realizimit. Ne sot kemi nisur realizimin e kësaj ëndrre.”

Faza e parë e ndërtimit të rrugës përfundon në vitin 2024, ndërsa aksi i plotë do të jetë gati në vitin 2026.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake...

Mbyllet në barazim derbi anglez Manchester United-Arsenal, Liverpool shumë pranë titullit

Barazim 1-1 mes Manchester United dhe Arsenal, në supersfidën e Premier League. Bruno Fernandes ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, në fundin e...

Real Madrid vuan por rikthehet tek fitorja në La Liga pas triumfit ndaj Vallecano

Real Madrid ka mposhtur me vështirësi Rayo Vallecanon, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

Lajme të tjera

Web TV