Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend i është përgjigjur opozitës jashtë parlamentare lidhur me miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor se nuk e ka tagrin të japë urdhëra.
Kreu i qeverisë iu drejtua dhe deputetes Rudina Hajdari se në marrëveshjen e firmosur për Kodin e Ri Zgjedhor thuhet thjesht të votohet në Kuvend, duke ia kujtuar se e ka firmosur dhe vetë atë marrëveshje. Ai tha se mazhoranca është e zhgënjyer nga mosmbajtja e fjalës së firmosur në marrëveshje.
“Zonja Hajdari unë besoj që porsa më takon jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që ta shprehim respektin nevojën e konsensusit duke mos ndarë ata që janë jashtë nga ju që jeni këtu brenda. Duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolit të opozitës dhe duke mos iu konsideruar ju që jeni brenda si mbetje e përkohshme në këtë parlament, por si deputetë legjitim të këtij parlamenti dhe si opozita që sot ky parlament ka. Natyrisht që nuk do të ishte mbase e udhës që të shpjegoj se kjo qasje e jona nuk lidhet thjesht me faktin që ne nuk i kemi votat pasi për të miratuar kodin zgjedhor dihet kërkohet një shumicë e cilësuar që ne nuk e kemi, por e sjell këtu këtë fakt për të nënvizuar atë që ka qenë e qartë në vijën e sjelljes.
Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit aq me pak rrugën e aritmetikës sikundër për fat të keq ju dhe kolegu juaj pak më parë si një zëdhënës i fuqishëm i këtij ndryshimi që iu kërkoni, Myslim Murrizi por dhe ndonjë tjetër na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo Pazar siç e ka qejf ta quaj Myslymi të Damjanit me Oerdin duke blerë vota. Ndërkohë që padiskutim sot konsensusi nuk është dot produkti i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve ndërkohë që në politikën shqiptare në këtë fazë janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se iu e keni firmosur vetë marrëveshjen mbi të cilën është ngritur puna e detajuar për atë që është sot formalisht në tryezën e komisionit të ligjeve si produkt për t’u miratuar dhe besoj se ne na takon si forca më e madhe politike por dhe si një forcë që ka përgjegjësinë të shohë përtej interesave të saj që të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus ku mbase çdo palë do duhet të pajtohet me faktin që nuk mund të marrë gjithçka ku duhet t’ia u kujtoj ju që jeni këtu, se ata që janë jashtë dërgojnë dhe ultimatume për çfarë duhet të bëjë Kuvendi që edhe PS ka të drejtën të thotë diçka që nuk është e drejtë që jeni një pakicë e ndarë në dy pakica dhe vini dhe vetëm kërkoni, vini dhe vetëm i bini këmbës për të marrë atë që kërkon populli sipas jush, se të dyja palët flisni në emër të popullit ndërkohë që vullnetin e popullit në këtë parlament e përfaqësojmë ne.
Më këtë dua të them që nuk është nevoja për të vazhduar me provokime qoftë nga jashtë qoftë nga brenda, atyre që janë jashtë iu them që nuk keni asnjë tagër të jepni urdhra këtij parlamenti dhe kryetari i Kuvendit që pashë se i është dërguar një urdhër nga sekretari i Përgjithshëm i forcave çlirimtare që janë jashtë parlamentit por dhe unë jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që iu zonja Hajdari keni firmosur ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte unë nuk di ndonjë histori në të gjithë historinë demokrati të ketë ndonjë institucion tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese në raste të caktuara që mund t’i diktojë një gjë apo një gjë tjetër. Tani mblidheni iu 4 veta dhe i fusni një firmë atje, Kuvendi ta marrë këtë letrën tani dhe ta thjesht votojë.” tha Rama.
/En.Br./Fjala.al