Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj së bashku me ministrin turk të Urbanizimit, nënshkruan kontratën për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Ahmetaj ku shkruan se hapi i radhës është fillimi i punës, dhe brenda këtij projekti, përveç njësive të banimit do të ketë edhe ambiente shërbimi, tregtare dhe hapësira të gjelbëruara.

Postimi i plotë

”Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes...

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Çfarë la pas tërmeti 6.1 Rihter që tronditi ishullin e Kretës (PAMJET)

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që goditi ishullin e Kretës këtë të enjte shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Të trembur nga lëkundjet e forta...

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e ndau këtë arritje me ndjekësit...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV