Pandemia/ Detajet për rastet në Vlorë dhe Lushnjë, ka vatra të reja

Autoritetet e shëndetësisë raportuan sot për 82 raste të reja pozitive me COVID-19, ku 5 prej tyre ishin nga Vlora dhe 4 nga Lushnja.

Një prej rasteve në Vlorë, mësohet se bëhet fjalë për bashkëshortin e një farmacisteje për të cilin po zhvillohet hetimi epidemiologjik  se ku është infektuar. Ai konsiderohet një vatër e re në qytetin bregdetar. Ndërsa 4 të tjerat janë dy të moshuar që janë raste kontakti të një familjari të tyre të infektuar më herët, një familjar i një gruaje në fasoneri  dhe një kontakt i rasteve të mëparshëm. Vlora aktualisht ka 110 raste aktive me COVID-19.

Për katër rastet e Lushnjës mësohet se bëhet fjalë për dy nga vatrat e njohura tashmë dhe dy raste të reja.

Në rang kombëtar, numri total i të infektuarëve me COVID-19 ka arritur në 2662 persona, 1034 prej të cilëve janë ende aktivë, ndërkohë që janë regjistruar dhe 69 humbje jete.

/En.Br./Fjala.al