Durrës/U jepen tapitë 110 familjeve, Lame: Denonconi ata që iu kërkojnë para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte në qytetin e Durrësit 110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2 .

Tapitë janë dorëzuar qytetarëve nga Artan Lame i cili u ka kërkuar të pranishëm të njoftojnë të afërmit e tyre dhe miqtë të cilët kanë prona të ngjashme për t’i legalizuar.

Në këtë takim nuk munguan as batutat mes Lames dhe banorëve teksa pyeste nëse ndokush u ka kërkuar lekë për përfitimin e dokumentacionit dhe duke iu referuar me batuta punonjësve të Kadastrës.

Lame nuk nguroi të falenderoi kryetaren e bashkisë për bashkëpunimin dhe ndihmën në projekt duke prezantuar dhe risitë në teknologjinë e e-albania në të cilën kishte qytetarë të cilët kishin aplikuar për dokumentacion dhe e kishin marrë atë brenda 24 orëve.

”Janë 110 familje që përfitojnë nga ky projekt. Na thoni nëse ju ka kërkuar njeri lekë. Pra mjafton të ndiqen procedurat. Në këtë proces ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me Bashkinë Durrës, prandaj dua t’i jap fjalën dhe kryetares së Bashkisë, Znj. Emirjana Sako’, shtoi Lame.

”Janë rreth 3000 apartamente që po shqyrtohen për tu pajisur me dokumentin e pronesisë, pra janë në proces shqyrtimi dhe vlerësimi. Procesi ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit dhe ndoshta pak më pas, por do të përpiqemi të punojmë në ritmin e duhur, tha Seko 

”Disa prej certifikatave mund të merren nëpërmjet rrugëve elektronike,që do të thotë se për një pjesë të dokumentave mund të aplikoni online. Aplikoni dhe brenda 24 orëve merrni çertifikatën online”, nënvizoi Lame

Qytetarët u shprehën të lumtur për marrjen e legalizimeve.

”Ndjehem shumë e lumtur që pas pothuajse prej 12 vitesh mundëm të marrim dokumentacionin kaq shumë të kërkuar. Falë procedurave që u ndoqën, ajo kohë duket tashmë mjaft e shkurtër për më tepër kur mendon që ka qenë shteti i cili erdhi tek me për këtë çështje.”

 

Lexo edhe :  E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV