E konfirmon Ministria e Shëndetësisë, i infektuar dhe një foshnjë 2 muajshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 90 persona, ndërkohë që mes tyre është një foshnjë dy muajshe.

Ndërkohë për mediat ka folur shefja e shërbimit të Pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule e cila ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të foshnjës. Ajo bëri me dije se foshnja 2 muajsh është shtruar mbrëmjen e së mërkurën në Shërbimin Infektiv Pediatrik dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

“Nga komunikimet e mëparshme që kemi pasur me infeksionet tek fëmijët gjithnjë ju kemi vënë në dijeni për numrin e fëmijëve. Deri mbrëmjen e pardjeshme nuk kemi pasur asnjë fëmijë të hospitalizuar. Pardje është shtruar një fëmijë 2 muajsh, me shenja të sëmundjes dhe një bronkopneumoni pa insuficiencë respiratore. Dhe nëna ka shenja të sëmundjes, të dy janë të hospitalizuar tek ne pasi fëmija është me gji. Janë në trajtim dhe observim nga mjekët. Për momentin, deri tani që flasim, gjendja është e stabilizuar. Që mbrëmë të dy nuk kanë referuar shenja të larta të temperaturës. Jemi në pritje me shpresë që çdo gjë do përfundojë mirë”, deklaroi Kule.

Ajo deklaroi se rreth 110 fëmijë janë prekur nga COVID-19 nga marsi por asnjë nga këta nuk ka kërkuar hospitalizim.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 3 humbje jete, 33 të shëruar në 24 orët e fundit. MShMS apel për qytetarët: Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë një trend në rritje të të prekurve me Covid19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnjë, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,

Lexo edhe :  “Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetë-ndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)

Testime totale 28033

Raste pozitive 2752

Raste të shëruara 1592

Raste Aktive 1088

Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 409

Durrës 209

Shkodër 158

Vlorë 117

Fier 46

Lezhë 57

Korçë 32

Kukës 21

Elbasan 13

Gjirokastër 10

Berat 8

Dibër 8

Të fundit

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Lajme të tjera

Web TV