A e përballon ekonomia shqiptare një karantinë të dytë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes. Kur u duk se po i vinte fundi, u shtuan ndryshoret, duke e komplikuar më tej atë.

Pas një karantine të vendosur me shpejtësi dhe me rreptësi në vend, infeksioni që ka bërë lëmsh mbarë botën, u duk se u vu në kontroll. Shqipëria arriti të kalonte fazën e parë të pandemisë, me një numër shumë të ulët vdekjesh në raport me popullsinë.

Por, hapja e qershorit, po aq e shpejtë sa mbyllja, tregoi se situata nuk ishte aq e lehtë. Numri i të infektuarve u rrit me shpejtësi dhe fatkeqësisht, edhe jetët e humbura po ashtu, teksa virusi tinëzar, i kombinuar me virozat e stinës, tregoi se mund të ishte sërish i rrezikshëm. Përvoja tregoi se do të duhet të kalojmë të paktën dhe një cikël tjetër 10-javor, që e shtyn pandeminë me frekuencë të lartë deri nga mesi i gushtit.

Në valën e parë të koronavirusit, Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të botës, zgjodhi si ilaç karantinimin e popullsisë dhe bashkë me të, edhe të ekonomisë. E pasigurt nëse sistemi shëndetësor do ta përballonte ngarkesën dhe përballë një virusi tërësisht të panjohur, kjo ishte zgjidhja më e mirë në ato momente, ku çdo jetë njerëzore u konsiderua më e vlefshme se kosto të tjera të rikuperueshme.

Karantinimi i popullsisë shkaktoi një kolaps ekonomik në mbarë botën në vetëm pak muaj. Ekonomia globale pritet të tkurret me gati 5% këtë vit, sipas parashikimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 3% që ishte pritshmëria në prill, kur pandemia sapo kishte nisur. Për disa shtete të goditura rëndë, si p.sh., Italia, tkurrja pritet deri në -12.7%.

Shqipëria nuk i ka shpëtuar kësaj tendence, ku tkurrja pritet midis -5 deri në -9%, më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregtia e shërbimet. Nga ana tjetër, me borxhin e lartë dhe të ardhurat e ulëta, financat kishin pak hapësirë fiskale për të mbështetur bizneset (sipas FMN-së, mbështetja direkte ishte më pak se 1% e PBB-së, më e ulëta në rajon).

Gjithsesi, në një sinjal pozitiv, pas karantinimit, ekonomia kishte filluar të merrte pak frymë. Eksportuesit e mëdhenj të naftës e çelikut sinjalizuan se po kthehen gradualisht drejt niveleve të parakrizës. Sektori i tekstileve e këpucëve, eksportuesi kryesor dhe një prej punëdhënësve më të mëdhenj në vend, po përshtatet gradualisht drejt normalitetit të ri, duke prodhuar maska, apo veshje të tjera mbrojtëse.

Lexo edhe :  Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Në maj, për herë të parë pas dy muajsh me shkurtime masive personeli, rimarrjet në punë ishin më të larta sesa largimet. Më e vështirë duket situata për turizmin. Shtyrja e vazhdueshme e hapjes së kufijve dhe pasiguritë e shtuara pas një vale të re infektimesh në shumë vende, e bëjnë pak të mundur që ky sektor të rikuperojë këtë vit.

Ndonëse situata e koronavirusit është përkeqësuar dy javët e fundit, hapja ka vijuar dhe qeveria nuk duket se ka në konsideratë një mbyllje të dytë, e vetëdijshme se ekonomia nuk do të arrijë ta përballojë atë. Me situatën aktuale, financat presin që të ardhurat të bien me 15% me bazë vjetore në 2020-n, ndërkohë që shpenzimet do të vijojnë të larta, si rrjedhojë e mbështetjes për pandeminë, nevojës për të hedhur likuiditet në ekonomi dhe rindërtimit pas tërmetit.

Një tkurrje prej 15% e të ardhurave, do të thotë 550 milionë euro më pak të hyra në buxhet. Nëse shpenzimet do të vijojnë sipas planit, atëherë deficiti (diferenca mes asaj që shteti mbledh nga taksat e bizneseve e individëve dhe shpenzimeve që duhet të kryejë) pritet që të arrijë në gati 800 milionë euro.

Eurobondi dhe huamarrja e brendshme mund të mundësojnë gjetjen e të ardhurave për të kryer shpenzimet e planifikuara dhe të domosdoshme për të nxitur ekonominë, ndonëse kjo do të arrihet në kurriz të rritjes së borxhit publik në të ardhmen, që pritet të shkojë në gati 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). I gjithë ky skenar është parashikuar në rast se ekonomia vijon e çalë pa ndërprerje të mëtejshme. Me kaq. Buxheti është në limitet e tejskajshme të tij. Një mbyllje tjetër do të ishte katastrofike për ekonominë.

Ndaj, vendi duket se do të duhet të bashkëjetojë me infeksionin të paktën edhe disa muaj. Teksa qeverisë i kanë mbaruar municionet, ndërgjegjja qytetare për zbatimin e rregullave dhe kujdesi i të gjithëve, mbeten për momentin ilaçi më i mirë për të shpëtuar jetët dhe ekonominë/Monitor

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

Lajme të tjera

Web TV