Apolonia siguron edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apolonia ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, pasi ka ngadhënjyer 2-1 në derbin e Myzeqesë me Lushnjën. Skuadra fierake, e drejtuar nga trajneri Artan Merxhushi, rikthehet pas 4 sezonesh midis më të mirëve. Pas Kastriotit në grupin A, apo grupin e Veriut, edhe grupin B, grupi i Jugut, ka përcaktuar skuadrën që do të ngjitet automatikisht në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe ajo është Apolonia.

Fierakët e kanë fituar 2-1 përballjen e drejtpërdrejtë, të luajtur në Lushnjë me skuadrën vendase, duke siguruar kështu edhe matematikisht edhe ngjitjen në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në fakt, takimi që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka nisur me 23 minuta vonesë, për shkak të mungesës fillimisht të zjarrfikëses, e më pas të ambulancës.

Sidoqoftë, ndeshja nisur më në fund dhe pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë minimale të miqve, që gjetën rrugën e rrjetës pas 25 minutash lojë, pas një goditjeje të zgjuar me kokë të Gjatës, brenda zonës. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-t, Mihana do të finalizojë me gjakftohtësi një sulm të të tijve, duke dyfishuar kështu epërsinë e Apolonisë. Lushnja do të reagojë dhe 9 minuta më pas, Pepa do të shkurtojë largësinë e golave për vendasit.
Vendasit do të këmbëngulin në çerekorën e mbetur dhe në minutat shtesë, por Apolonia nuk lëshon dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Merxhushi fiton me shifrat 2-1.

Fierakët ngjiten në kuotën e 49 pikëve dhe, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur deri në mbyllje të sezonit, ka 7 pikë më tepër sesa Pogradeci i vendit të dytë, që në takimin tjetër të nën-grupit të “play-off”-it të grupit të Jugut, mposhti në fushën e vet 2-0 Besën./Fjala.al

Të fundit

OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë,...

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj...

Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e një shtegu malor europian, nis nga Shkodra

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian. Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore...

Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?

Dëshira për perfeksion, shpesh shihet si një cilësi e dëshirueshme, një shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër,...

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, këto janë procedurat

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Lajme të tjera

Web TV