Ia kaloi Maldinit e Del Pieros, Buffon tregon kur do largohet nga futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianluigi Buffon është një legjendë e gjallë e futbollit italian. Portieri i Juventusit vazhdon të luajë, ndonëse tashmë është plot 42-vjeç.

Së fundmi Buffon ka bërë me dije se koha për t’u tërhequr nga futbolli aktiv do jetë viti i ardhshëm.

Në konferencën për mediat pas fitores 4-1 në derbin e Torinos, gardiani i portës së Juves paralajmëroi se do të luajë deri në moshën 43-vjeçare.

“Tani jam shumë i gëzuar, por ndjesia e rekordit nuk më ka prekur më parë. Kam qenë i shkujdesur dhe moskokëçarës. Të thyeja rekordin e Del Pieros për prezencën në stadium nuk ka qenë fare synimi im. Praktikisht, u tërhoqa nga futbolli dy vite më parë. E kuptoj se nëse kam motivimin e duhur mund të luaj edhe disa ndeshje pa problem. Do të jem këtu deri në moshën 43-vjeçare, por që kur kam mbushur 40 vjeç po i shikoj gjërat muaj pas muaji”-u shpreh ai.

Ndërsa në takimin e Juventusit me Torinon, Buffon kaloi edhe ish-kapitenin e Milanit, Paolo Maldini si lojtari me më shumë paraqitje në kampionatin italian Seria A.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Hoxha Halimi: Sot në botë, fatkeqësisht ana materialiste është dominante

Hoxha Bekir Halimi i ftuar në emisionin ‘’Kjo është koha’’ në Ora News u shpreh se në botë sot...

Shqiptarët duhet ta tejkalojnë polarizimin e vjetër Rama-Berisha më 11 Maj

Nga Namir Lapardhaja Shqipëria është lodhur nga një cikël i pafundëm i të njëjtave fytyra, të njëjtave premtime dhe të njëjtave dështime. Më 11 Maj,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja emrat e PS në Gjirokastër

CNA ka zbardhur të tjerë emra që pritet të garojnë në zgjedhjet e 11 majit nga kampi socialist. Për qarkun Gjirokastër janë në listë: 1. Mirela...

Niveli alarmant i zhurmës në Tiranë, raporti i Co-PLAN tregon zonat më problematike

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e...

Ardhja e pranverës, mjekja psikiatre tregon ndikimin tek njerëzit dhe zbërthen mitet

Gjatë një interviste në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania, mjekja psikiatre Arjana Rreli foli mbi ndryshimet emocionale që sjell stina e pranverës, duke sqaruar dhe...

Lajme të tjera

Web TV