Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian Cornacchia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta vlerësoi atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: Bashkëpunëtor i çmuar i Forcave tona të Armatosura dhe promovues i palodhur i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi atasheun ushtarak italin, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Titulli në fjalë ishte me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar për forcimin e urave të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve euroatlantike. Me mirënjohje për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve miq”.

Gjatë fjalës së tij, Meta vuri në dukje kënaqësinë e veçantë të organizimit të një ceremonie solemne për të nderuar Kolonelin Cornacchia, ushtarak i një vendi partner strategjik të gjithanshëm, Italisë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit u shpreh: “Kolonel Cornacchia ka një përvojë të shkëlqyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera me forcat e NATO-s. Misioni i parë i tij në vendin tonë ka qenë në vitin 1999, gjatë Luftës së Kosovës, ku kontribuoi si pjesë e operacionit të forcave të NATO-s, për të përballuar krizën e refugjatëve në atë situatë të vështirë dhe historike.

Ajo eksperiencë la gjurmë të forta në kujtesën e tij ndaj edhe kur iu ofrua mundësia të kthehej në Shqipëri rreth dy dekada më vonë si Atashe Ushtarak i Italisë, e priti me shumë kënaqësi.

Gjatë këtyre si Atashe Ushtarak në vendin tonë ai ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin shumë të mirë midis forcave ushtarake italiane dhe atyre shqiptare në të gjitha drejtimet. Sidomos lidhur me edukimin dhe formimin e ushtarakëve tanë në shkollat ushtarake italiane, stërvitjet dhe përgatitjet për operacione të përbashkëta të policisë ushtarake dhe karabinierisë, së fundmi edhe në fushën e shëndetësisë ushtarake. Në veçanti falenderojmë Kolonel Cornacchia për angazhimin e tij në kohën e vështirë të pandemisë, për të lehtësuar procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptarë për ndjekjen e studimeve në fushën ushtarake në Itali. Profesionalizmi, korrektësia dhe komunikimi i tij i shkëlqyer me kolegët shqiptarë por edhe të vendeve partnere, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me të gjitha institucionet shqiptare e kanë bërë Kolonel Cornacchia një bashkëpunëtor mjaft të çmuar të Forcave të Armatosura të vendit tonë.

Lexo edhe :  Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Pas 3 vitesh shërbim si atashe ushtarak, Kolonel Cornacchia do të largohet nga Shqipëria për t’u kthyer në Itali. Por jam i sigurt se të dyja përvojat e tij në vendin tonë e kanë bërë një mik të pandashëm të Shqipërisë dhe jam i sigurt se gjithmonë do të jetë një mbështetës i marrëdhënieve tona, por edhe një promovues i të gjitha bukurive të Shqipërisë. Njëkohësisht dua ta falënderoj për të gjithë përkushtimin e tij, profesionalizimin dhe integritetin e treguar!”, – u shpreh Presidenti Meta.

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, përfaqësues institucionesh dhe autoritete vendore, familjarë, miq dhe kolegë të atasheut ushtarak.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV