“Vjehrra kishte 5 vajza”/ Ylli Merja tregon formulën që e bëri me djalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është e mundur të përcaktohet gjinia e bebes së ardhshme duke llogaritur kohën e ngjizjes? Sipas gjinekologes Mimoza Keta jo, por sipas mjekut alternativ Ylli Merja po.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Merja tregoi se në bazë të llogaritjeve sipas një formule, vjehrra e tij kishte arritur të gëzonte një djalë pas plot 5 vajzave.

Rudina: Ylli, ti beson tek kjo formulë?

Ylli Merja: Unë kur kam qenë në arsim, më bënte përshtypje një fakt shumë domethënës. Çunat në amzën e shkollës, brenda një familjeje, kishin një diferencë 4 vjeçare nga njëri-tjetrin. Për shembull, nëse një familje mund të kishte 3 djem, njëri ishte në klasën e 8-të, tjetri në të katërtën dhe tjetri në kopsht. I mora këto të dhëna kështu dhe po bëja disa krahasime me shkollat e tjera dhe kjo ishte me të vërtetë për t’u marrë në konsideratë. Midis të tjerash më bën përshtypje edhe një fakt tjetër, vjehrra ime kishte 5 vajza, dhe një oficer i çetave vullnetare i thotë po pse je mërzitur? Po si të mos mërzitem, kam bërë 5 vajza? Kemi luftuar për një djalë, i tha. Më jep pak datëlindjet mua, i tha shpejt e shpejt. Dhe në 15-20 minuta, i tha që po të ngelesh shtatzënë brenda këtyre muajve lind djalë. Ashtu e bënë dhe brenda 9 muajsh erdhi Kreshniku.

Rudina: Kunati?

Ylli Merja: Po, kunati.

Rudina: Mirë, paska funksionuar.

Ylli Merja: Pastaj unë u interesova në lidhje me kromozomet. Pozicionet e tyre dhe fuqia e kromozomit Y dhe X.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV