Basha në Devoll: Një qeveri në mbështetje të punëtorëve dhe fermerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qënë sot në Devoll për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Gjatë këtij takimi Basha është takuar më fermerët e zonës duke dëgjuar prej tyre problematika të ndryshme lidhur me vështirësinë që kanë për të shitur produket që prodhojnë.

Ndërkohë kreu i opozitës iu ka  premtuar një qeveri e cila do të jetë në krah të tyre dhe gjithnjë në mbështetje të njerëzve punëtorë.

Një prej fermerëve është ankuar tek kreu i PD se vitin e kaluar ka pasur 40 mln lekë humbje dhe se është drejt falimentimit.

“Prodhimet i shesim nën kosto dhe megjithëse kam 25 vjet që merrem dhe mbaj të punësuar 20 familje, e shoh veten drejt falimentimit. Kështu është me të gjithë.”- u shpreh fermeri i revoltuar, duke vënë në dukje dhe problemin e të rinjve që po braktisin fshatin dhe punët në bujqësi. “Problemi është se po na humbet shpresa, djali do që të ikë, se ne nuk po fitojmë. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë po e braktisin punën këtu për të ikur jashtë, për t’u bërë kamarierë në qytet”- theksoi fermeri.

Më tej kreu i PD u shpreh se prioritet absolut për qeverinë e ardhshme do të jetë mbështetja totale e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërsa theksoi se motoja e tij është “një qeveri në krah të punës dhe njerëzve punëtorë”.

“Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurrence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen. Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në treg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve”, tha Basha ndër të tjera.

“Tani e kuptoni se pse prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi.

Sasi të jashtëzakonshme, të hedhura, 2 mijë kuintal patate vetëm kjo familje, familja Dede. Imagjinoni në qoftë se këtu me anë të subvencioneve ngrihet një fabrikë të përpunimit të patateve, patatina le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorë, një shtet dhe një qeveri në krah të fermerëve dhe të njerëzve punëtorë. Kjo është motoja ime dhe kjo do të jetë realiteti me qeverisjen e ardhshme.

Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për mrekulli, nuk ka nevojë për lëmoshë, ka nevojë vetëm për një qeveri, për një kryeministër që mendon me këta, ndjen me këta, ndjen dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk ka nevojë të bëjë mrekullira.

Me programin tonë prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, ne do të arrijmë jo vetëm ta stabilizojmë gjendjen dhe ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, por t’i japim kushte të barabarta konkurencë në tregun tonë dhe madje t’i eksportojmë. T’i japim impulse eksportit, të prodhimeve tona, pra të arrijmë të eksportojmë, prodhimet e fermerëve shqiptarë. Jo vetëm pra të ndihmojmë fermerin shqiptar për të konkurruar denjësisht në tregun e brendshëm, por, po kështu, do të ndihmojmë që prodhimet tona të eksportohen.

Me 50 milionë euro në vit, pjesë e paketës mbështetëse të fermerëve do të bëjmë të mundur që infrastruktura që i mbështet ata, nga rrugët tek vaditja, që më thanë që e kanë problem, tek kullimi, aty ku është problem, tek infrastruktura e tregjeve, sepse edhe ata që e kanë prodhimin nuk e çojnë dot në treg, tek agro-përpunimi. Të gjitha këto aspekte të kenë një mbështetje shtetërore. Kjo është mëse normale dhe këtë normalitet ua  premtoj sot nga Devolli të gjithë fermerëve të Devollit e mbarë Shqipërisë.

Ky prioritet do të jetë realitet së shpejti, kur të gjithë të bëhemi bashkë dhe të sjellim një ndryshim me një qeveri që nuk mendon e nuk punon për vete e për një grusht oligarkësh, por për një qeveri që mendon e punon për të gjithë shqiptarët”, tha Basha. /Ra.My. Fjala/

Lexo edhe :  Vlorë/ Goditjet “rrjeti i drogës”, policia arreston 11 persona (EMRAT)

 

 

 

 

 

Të fundit

Forcohet pasaporta e Kosovës, një tjetër shtet e njeh zyrtarisht

Armenia sot ka njohur zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, shkruan A2 CNN. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri...

Pas SHBA, Elon Musk ndërhyn në zgjedhjet gjermane, del hapur në mbështetje të AfD-së

Elon Musk njeriu më i pasur dhe më me ndikim në planet nuk resht së sfiduari me qëndrimin, zgjedhjet dhe mënyrën se si dëshiron...

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto dhe dëshmi nga ish-të dënuar: Dhimbjen deri në…

Ish-të dënuarit e burgut të Spaçit përkujtohen me dëshmitë e atyre që sot janë gjallë duke rrëfyer torturat e viteve të komunizmit. Autoriteti i Dosjeve zhvilloi...

Fushata elektorale dhe aksioni opozitar/ Këlliçi: Dega 7 e PD ka ndezur motorët!

Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh në një postim në Facebook se Dega 7 në kryeqytet ka “ndezur motorrët” prë...

Qeveria përcakton bonusin e pranverës për pensionistët/ Ja si ndahen kategoritë

Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Bonusi...

Lajme të tjera

Web TV