Egbo: Kukësi nuk ishte ndëshkimi i Zotit për “Bylisin”, nuk ishim ne mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishte theksuar se çështja e aludimeve për trukime në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me Bylisin, dhe natyrshëm, ishte e pashmangshme përballja me të njëjtën pyetje edhe pas humbjes së të premtes me Kukësin. “Nuk është se ka ndikuar shumë ndeshja me Ballshin, – ka deklaruar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Në qoftë se do të kishte ndikuar, nuk të do kishim krijuar raste për shënim.” E, duke patur parasysh natyrën e tij besimtare, nigeriani është përballur edhe me një tjetër pyetje interesante: A besoni se Zoti i ndëshkon padrejtësitë? “Zoti është ai që bën punën e vet, – është përgjigjur 46-vjeçari.

“E lëmë atë të bëj punën e tij, – ka vijuar kreu i stolit bardheblu. – Kam ndërgjegjen time personale pas ndeshjes me Ballshin. Unë e shikoj si ndeshje normale që mund të ndodhë. Nuk kemi bërë asgjë keq. Shumë flasin, por asnjë nuk e di çfarë ka ndodhur. Menduam për të pushuar disa lojtarë për ndeshjen me Kukësin, plus edhe vapa ndikoi. Lojtarët nuk po mbaronin dot 90 minuta. Jemi detyruar të zëvendësojmë Hasanin dhe Halilin. Në qoftë se do të kisha Dokën, nuk do të prishja qendrën e mbrojtjes. Do ishte situatë tjetër. Deri diku jam i kënaqur, por nga rezultati i ndeshjes nuk jam i kënaqur. Kërçiku ka ikur vetë. Klubi nuk ka larguar asnjë lojtar.”

Egboja nuk e pranon se zëvendësimet ai i bëri me vonë, duke thënë: “Pjesa para ka luajtur për shumë kohë dhe është e vështirë që ta ndryshosh skuadrën. E rëndësishme është që të shfrytëzojmë rastet që kemi krijuar. Në qoftë se nuk shënon do të pësosh. Mendoj që Kukësi deri diku e ka merituar fitoren, por po të kishim shënuar të parët, minimumi kjo ndeshje do kishte barazim. Nuk kemi qenë në lojën tonë më të mirë. Po të kishim shfrytëzuar në maksimum rastet do të kishim marrë rezultat tjetër. Është hera e parë që e kam parë ekipin në këtë ditë. Nuk e shpjegoj dot. Ndoshta ndikuan edhe faktorët e tjerë dhe ndeshja e Kupës.”

Lexo edhe :  Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

“Energjitë negative që kanë ndodhur afër ekipit, – ka vijuar trajneri i Tiranës. – E filluam ndeshjen mirë, krijuam rastet, por nuk i shfrytëzuam në maksimum. Duhet të ishte ndryshe rezultati po të kishim shënuar.” Tanimë vjen derbi dhe ish-portieri nigerian e shikon atë si një mundësi për të bërë kthesën drejt titullit. “Do të shikojmë çfarë do bëjmë për të rikthyer entuziazmin, – ka thënë ai. – Jemi në vendin e parë dhe jemi 6 pikë para. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të futemi me një psikologji tjetër në derbin me Partizanin. Shpresoj që të marrim pikët që na duhen në fund të kampionatit, për të dalë “kampion”.”

Madje ish-lojtari i përfaqësueses nigeriane thekson se Tirana e tij i ka kaluar pritshmëritë. “Që në momentin që e kam marrë ekipin, nuk e kam thënë asnjëherë që Tiranë është “kampion”, – ka thënë Egboja. – Duhet që ekipi të jetë gjithmonë në ekuilibër dhe me këmbë në tokë. Në fund do të bëjmë llogaritë dhe duhet ta çojmë deri në fund këtë mision. “Kampion” nuk del për 90 minuta. Kur bie bilbili, atëherë fitohet ndeshja. Këtë gjë kam menduar ta fus në mentalitetin e çdo futbollisti. Duhen marrë ndeshjet një nga një. Ne kemi vlerësuar gjithmonë ndeshjet tona, nuk është e thënë që kanë fituar 3 herë me ne.”

“Nuk do të thotë që Kukësi është më i mirë se Tirana. Ata mund t’i fitojnë të 3 ndeshjet po mund në fund ne dalim “kampion””, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tri dekada pas luftërave/ Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?

Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore....

Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike

Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV...

Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit. Gati 500 u...

Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara...

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Këshilli i Ministrave...

Lajme të tjera

Web TV