Pandemia/ Meta: Nevojitet komunikim me BE dhe OBSH për të dalë sa më shpejt nga situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta kërkoi që të mos humbë përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë së koronavirusit.

Ai deklaroi se shtimi i rasteve dhe viktimave kërkojnë urgjentisht reflektim serioz e të përgjegjshëm nga të gjithë.

“Qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar, duhet të kenë një strategji të re me protokolle të përcaktuara për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë, edhe komunikim edhe më efikas me vendet fqinje, të rajonit, OBSH dhe vendet e Bashkimit Europian për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale, që kjo strategji e re të na mundësojë daljen e sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë”, u shpreh kreu i shtetit.

Sipas tij, është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Beteja e të vegjëlve – Shehaj fitoi në Tiranë, Lapaj fitoi në Shqipëri

Partitë e reja qenë shumë të zëshme gjatë muajve të fundit dhe u prit që ato të bënin befasinë...

Presheva uron Ramën: Fitorja juaj, shpresë për shqiptarët e Luginës

Pas një vale urimesh nga liderë europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje e veçantë ka...

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së...

ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë

Aplikacioni produktiv i inteligjencës artificiale, ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI me bazë në SHBA, u bë një nga 5 faqet e internetit më të...

Shpërthen zjarri në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë mbyllen nëpër shtëpi

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një depo për shpërndarjen e produkteve kimike pranë Seviles në jug të Spanjës, duke dërguar një re tymi...

Lajme të tjera

Web TV