Shtëpi me kredi, bankat dhanë 117 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2019 shqiptarët shpenzuan rreth 940 milionë euro për blerje shtëpish me kredi. Kthesë në vitin 2020, u reduktua madhësia e kredisë dhe u shtuan komisionet

Nga Ornela Bereti

Investimi i kursimeve të jetës, ose marrja e një borxhi deri në 25 vjet për të blerë një shtëpi janë dy rrugët që zgjedhin shqiptarët për investimet në pasuri të patundshme. Kredia që familjet shqiptare kanë marrë në banka për të blerë banesa kishte vlerën e 117 miliardë lekëve ose gati 940 milionë eurove.

Kjo vlerë përbën pothuajse 22% të portofolit të kredisë bankare. Shifrat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë dhe i referohen vitit 2019. Ndërsa në vitin 2020 trendi ka ndryshuar. Qyetarët kanë tkurrur kërkesën dhe bankat kanë reduktuar kredidhënien, por kanë shtuar komisionet.

Kredia për shtëpi

Standardet e kreditimit për individët u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2020. Shtrëngimi i standardeve u aplikua si në kreditë për blerje banesash, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët pritet të jetë edhe më i theksuar në tremujorin e dytë të vitit, si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.

“Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët u shkaktua nga perceptimi për rrezik të shtuar, lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të, si edhe aftësinë paguese të kredimarrësit. Po ashtu, toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut, ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit. Në të kundërt, trysnia e shtuar nga konkurrenca ndikoi në lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e parë.” – thotë Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, sipas Bnakës Qendrore, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2020. Shtrëngimi i tyre u arrit nëpërmjet marzheve më të larta, të aplikuara mbi kreditë normale, reduktimit të madhësisë së kredisë dhe shtimit të komisioneve.

Lexo edhe :  “Bardhi e Gjekmarkaj si tradhëtar të opozitës”, Kadilli: Berisha humb, i ‘lëpihen’…

“Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët u diktua nga perceptimi për rrezik të shtuar nga ana e bankave. Faktorët e tjerë që ndikojnë kushtet e termat e kreditimit për individët, u raportuan të pandryshuar.” – thuhet në raportin e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të këtij viti.

Kërkesa

Banka e Shqipërsë konstaton se kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie të theksuar në tremujorin e parë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave. Në tremujorin e dytë të vitit 2020 kërkesa për kredi e individëve pritet të pësojë rënie të mëtejshme, në të dyja kategoritë.

“Sipas gjykimit të bankave, pothuajse të gjithë faktorët që ndikojnë kërkesën për kredi nga ana e individëve kanë qenë në kahun negativ, në tremujorin e parë të vitit. Kështu, nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, rifinancimi i borxhit, përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, shtimi i kredive nga bankat dhe institucionet e tjera financiare jobanka, zhvillimet aktuale dhe të pritshme në tregun e banesave, si dhe rënia e besimit konsumator, sollën reduktimin e theksuar të kërkesës për kredi në tremujorin e parë të vitit.” – thuhet në raport.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Berisha: Rama si Toto Rina ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

Nga Roma, ku zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi...

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Lajme të tjera

Web TV