Elbasan/ Gjendet i pajetë një person brenda një garazhi (EMRI)

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Elbasan.

Mësohet se viktima është 68-vjeçar Petrit Boçi, i cili ishte i pastrehë.

Ai është gjetur pa shenja jete brenda një garazhi, vend ku mendohet se kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Paraprakisht mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.

/En.Br./Fjala.al