“Evituam radhët e gjata”, DPSHTRR: Lejet e drejtimit në vetëm 30 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndryshuar edhe mënyra se si qytetarët do të pajisen më leje drejtimi për makinat duke shmangur në këtë mënyrë radhët dhe e gjata dhe sorollatjen nëpër institucione.

Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë me dije se vetëm për periudhën Janar-qershor, janë pajisur më leje drejtimi 17 496 qytetarë në vëtëm 30 minuta.

“Sot falë investimeve në sistemin operativ eDM UPGRADE 100%, në pajisje personalizimi moderne e rrjet, dedikim e infrastrukturë më të mirë shërbimi e organizim/monitorim, jemi 720 herë më shpejt sesa në vitin 2013. Apo 240 herë më shpejt sesa në 2018-ën. Dhe kjo pa rritur tarifat e madje ky ritëm edhe sivjet në kushte kufizimesh COVID-19″, deklaroi kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

Sipas tij, 17 496 qytetarë në 6-mujorin e parë u shërbyen në 30 minuta. “Jo më 5, jo më 10, jo më 15 ditë sorrollatje Jemi krenarë që DPSHTRR për këtë sukses me impakt direkt te qytetari është nominuar edhe për ICT Aëards, si ent publik modern”, u shpreh ai.

Sipas Gonxhes, procesi final i lëshim/prodhimit të kartonit të ri (rinovime/patentë për herë të parë/zëvendësim prej vjedhjes a dëmtimit, etj) ishte një torturë, ca muaj nuk kishte prokat, sistemi binte. Por, kjo ka ndryshuar tashmë katërcipërisht. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV